schema:text
| - Titulli i mangët për aksidentin me 12 të vdekur
Deklarata
“‘Tronditet ky vend’: Aksident i rëndë, 12 të vdekur dhe 31 tjerë të lënduar”
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikulit “‘Tronditet ky vend’: Aksident i rëndë, 12 të vdekur dhe 31 tjerë të lënduar” është i rremë. Kjo faqe ka shpërndarë një titull me informacione të mangëta, duke mos treguar vendin e aksidentit. Përveç titullit të mangët, në artikullin e shpërndarë nuk ka fare tekst, pra informacione që tregojnë se në cilin vend ka ndodhë aksidenti me 12 të vdekur.
Artikulli
Më 7 maj 2023, faqja e internetit “mërgimtari.net” ka publikuar një artikull me titull “‘Tronditet ky vend’: Aksident i rëndë, 12 të vdekur dhe 31 tjerë të lënduar”.
Artikulli është shpërndarë edhe në faqet në Facebook; “A News hd”, “Dardania Pres”, “Dardania Press”, “Shqiptarët në Diasporë”.
Në titull thuhet “nga aksindeti “tronditet ky vend”, por nuk tregohet se në cilin vend ka ndodhur aksidenti.
Ndërsa, artikulli nuk përmban fare tekst, pra asnjë informacion shtesë prej titullit. Janë vetëm reklama të ndryshme të publikuara në këtë faqe të internetit.
Më 7 maj 2023, agjencia Associated Press ka raportuar se 12 persona kanë humbur jetën dhe janë lënduar 31 tjerë në një aksident zinxhiror në provincën jugore turke Hatay.
|