schema:text
| - Foto: Atdhe Mulla
Burim Berisha mbajti premtimin për transportin e nxënësve
Deklarata
Burim Berisha (23.10.2017) -“Do të ketë autobusë për nxënës”
Vlerësimi
E vërtetë
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës e ka mbajtur premtimin për blerjen e autobusëve që i transporton nxënësit nga fshatrat në shkolla më të largëta.
Artikulli
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, në fushatën e tetorit të vitit 2017, kishte premtuar autobusë për transport të nxënësve të komunës.
“Do të ketë autobusë për nxënës”, ka thënë Berisha në Debat Përnime në zgjedhjet lokale 2017.
Procesin e bartjes së nxënësve nga fshatrat nëpër shkolla Berisha e ka realizuar me 6 linja të autobusëve.
Drejtori i Arsimit në komunën e Fushë Kosovës Islam Shabani, ka thënë për KALLXO.com se i kanë gjashtë linja për bartjen e nxënësve nga fshatrat nëpër shkolla.
“I kemi 6 vija ku i bartim nxënësit nga fshatrat nëpër shkolla nga Grabovci, Bardhi i Vogël, Sllatinë, Fushë Kosovë, Nakaradë. Këto linja të autobusëve i kemi bërë me operatorë përmes procedurave”, tha Shabani.
Gjithashtu, edhe Instituti GAP ka njoftuar se në vitin 2018 Komuna e ka blerë një autobus për nevoja të nxënësve, ndërsa në 2019 është blerë edhe një autobus për bartjen e nxënsëve. Po ashtu sipas GAP ka nisur procesi i bartjes së nxënësve në relacionet mbi 3 kilometra larg nga shtëpia.
|