About: http://data.cimple.eu/claim-review/61f00143ba5fb08e7a32f1ee7336cd2f302c84a8243af6cef68eb8f5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Hashim Thaçi ka pësuar sulm në zemër Deklarata “Sulm në zemër Presidenti Thaqi dje Zot ndihmoj shërim te shpejt” Vlerësimi Rrenë Informacioni i shpërndarë në rrjetin social “Tiktok” se Hashim Thaqi ka pësuar sulm në zemër është i rremë. KALLXO.com ka kontaktuar me Hajredin Kuçin nga ekipi i tij mbrojtës dhe ka demantuar këtë informacion. Ai ka thënë se dje (27.04.2023) është takuar me Thaçin dhe ai është mirë me shëndet e nuk ka pësuar sulm në zemër. Artikulli Më 26 prill 2023, faqja me emrin “UÇK ma thojnë emrin” në TikTok, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe me përshkrimin se ai ka pësuar sulm në zemër. KALLXO.com ka kontaktuar me Hajredin Kuçin, pjesë e ekipit mbrojtës të Thaçit. Ai ka demantuar këtë deklaratë duke thënë se dje (27.04.2023) ka takuar Thaçin, i cili është mirë me shëndet dhe nuk ka pësuar sulm në zemër. Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, gjyqtari i procedurës paraprake pranoi pjesërisht mocionet e mbrojtjes dhe urdhëroi prokurorinë të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, ndër të tjera, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krimet me dashje të veçantë. Prokuroria e ngriti aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2021, gjyqtari i procedurës paraprake i dha leje prokurorisë për të ndryshuar aktakuzën në mënyrë që të përfshijë një sërë pretendimesh të reja. Më 22 korrik 2022, gjyqtari i procedurës paraprake pranoi, pjesërisht, kërkesën e mbrojtjes së Thaçit që pretendonte për defekte në aktakuzën e fundit dhe urdhëroi prokurorinë që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar më tutje, me informacion shtesë për akuzat aktuale. Më 29 shtator 2022, gjyqtari i procedurës paraprake pranoi kërkesën e prokurorinë për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt nga aktakuza e cila u ngrit më 30 shtator. 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës është ngritur më 27 shkurt 2023. Të katër akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në lidhur me pretendimet e prokurorisë së Speciales. Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë proces gjyqësor në Hagë mund t`i lexoni duke klikuar në LINK
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software