schema:text
| - Titulli i pambështetur në fakte pas kërcënimit ndaj deputetit të Serbisë, Shaip Kamberi
Deklarata
Shaip Kamberi kërcënohet me jetë- Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Shaip Kamberi kërcënohet me jetë- Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë” nuk është i mbështetur në fakte. Deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, nuk është kërrcenuar më 23 mars 2023 por ai e kishte pranuar kërcënimin më 25 shkurt, apo një muaj më parë. Përveç kësaj, në artikull nuk është ofruar asnjë fakt rreth konstatimit të bërë në titull se “Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë”.
Artikulli
Më 23 mars 2023 “Gazeta Parlamenti” shpërndau një lajm me titull: “Shaip Kamberi kërcënohet me jetë- Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqe e portale tjera si: Tv Rapsodët, Pamfleti.com, Gazetta Drita, Fresh Lajme, Gazeta NKosovë, Shqipet.
I njëjti lajm ka qarkulluar në internet edhe gjatë muajit shkurt të vitit 2023. Përkundër konstatimit në titull, në artikull nuk ka asnjë provë se Serbia është tmerruar nga fjalimi i deputetit, Shaip Kamberi.
Sa i përket kërcënimeve, Kamberi ka deklaruar se në vazhdimësi merr mesazhe me gjuhë urrejtëse kur mban fjalime për Kosovën në Kuvendin e Serbisë apo lobon në BE e SHBA për të drejtat e shqiptarëve në Serbi.
Por lajmi i publikuar para 4 ditësh nuk përkon me situatën aktuale të këtyre ditëve në Serbi apo ndonjë kërcënimi ndaj deputetit Kamberi.
Më 25 shkurt 2023, Kamberi e kishte publikuar mesazhin për kërcënimin që kishte pranuar. Përveç kësaj, në artikull nuk është ofruar asnjë fakt rreth konstatimit të bërë në titull se “Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë”.
|