About: http://data.cimple.eu/claim-review/62e32084361450985eb3dcd928d8493cbf199d7239e71abd58c68851     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Facebook/ Nisma Socialdemokrate Nisma-AKR-PD e kalon pragun me ‘fotofinish’ Deklarata Koalicioni NISMA-AKR-PD ka arritur të bëhet pjesë e Kuvendit Vlerësimi E vërtetë Koalicioni i udhëhequr nga NISMA ka arritur të kalojë pragun për të hyrë në Kuvend vetëm pas vendimeve të PZAP-së për të mos i përfshirë në rezultatin final votat e ardhura nga Serbia dhe rinumrimi e pjesës më të madhe të vendvotimeve. Në publikimin e rezultateve preliminare, NISA-AKR-PD nuk kishin arritur të kalojnë pragun. Ndërsa, ka dal i pasaktë qëndrimet e NISMA-së që pragu ka qenë i sigurt dhe ata po luftojnë për deputetin e 7-shtë. Artikulli Mes shumë pakënaqësive dhe ankesave lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, koalicioni parazgjedhor Nisma-AKR-PD e kaloi pragun duke siguruar kështu gjashtë vende në Kuvendin e Kosovës. Vendimi për mos përfshirjen e votave nga Serbia në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, bëri që ky koalicion për pak vota të kalojë pragun. Fillimisht nga shpallja e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, Nisma-AKR-PD mbeti jashtë Kuvendit, me vetëm 42 mijë e 72 vota apo 4,984 për qind. Por, koalicioni i udhëhequr nga NISMA u ankuan në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim të votave si dhe anulim të votave nga Serbia. PZAP-ja vendosi që votat ardhura nga Serbia të mos jenë pjesë e rezultateve përfundimtare, si dhe kërkoi nga KQZ-ja që të rinumërojë 1,472 vendvotime. Vendimin e PZAP-së për votat nga Serbia e konfirmoi edhe Gjykata Supreme, duke marr verdiktin përfundimtar që ato fletëvotime të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar. Ndërkaq, zyrtarisht sipas rezultatit përfundimtar të certifikuar, Nisma-AKR-PD i ka marr 42.083 vota ose 5,002 për qind. Në anën tjetër, PZAP-ja kishte marr dy vendime të ndryshme lidhur me votat e ardhura nga Serbia. Fillimisht më 30 tetor 2019, Paneli i përbërë nga gjyqtarët Gyltene Sylejmani, Rrustem Thaqi dhe Ferki Rexhepi, kishin hedhur poshtë ankesën e koalicionit në fjalë për anulimin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia. Ky Panel e kishte hedhur poshtë ankesën për anulimin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia për shkak se e kishte vlerësuar si të pasafatshme. Lidhur me ankesat e sërishme të koalicionit NISMA-AKR-PD ndaj votave të ardhura nga Serbia, PZAP më 11 nëntor 2019 vendosi në mënyrë meritore duke i vlerësuar ankesat e koalicionit dhe përgjigjet e KQZ-së lidhur me këto vota. Me këtë vendim PZAP urdhëroi KQZ-në që t’i largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të gjitha votat e përfshira nga fletëvotimet e ardhura me pako nga Serbia. Koalicioni Nisma-AKR-PD në vazhdimësi ka shprehur bindje për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme. Zyrtarë të Nismës Socialdemokrate patën thënë që prisnin t’i merrnim 7 vende, pasi sipas tyre për 6 të tilla kanë qenë të sigurt. “Sot e përsërisim kërkesën tonë që të ketë rinumërim të tërësishëm. Nga rinumërimi do të dalë e vërteta. Nëse do të ketë rinumërim të plotë, ne marrim 7 mandate, se për 6 kemi qenë të sigurt që nga dita e parë”, pati thënë ish-deputeti i Nismës Bilall Sherifi, me 19 tetor 2019. Përplasjet në Kosovë për votat nga Serbia Votat e ardhura nga Serbia u patën bërë “mollë sherri” për subjektet politike në Kosovë, për shkak të ndikimit të tyre në ulëset në Kuvendin e Kosovës, të kandidatëve për deputetë të disa partive. Pakot me vota nga shteti serb janë duke u hetuar nga Prokuroria e Kosovës, nën dyshimet për helmim pasi hapja e tyre u shkaktoi alergji komisionerëve të KQZ-së, javë më parë. Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti i cili i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, kishte kundërshtuar përfshirjen e këtyre votave në rezultatet finale duke i quajtur të kundërligjshme, përderisa Nisma-AKR-PD dy herë radhazi u ankuan në PZAP, për të kërkuar zhvleftësimin e këtyre pakove. Numërimi i tyre, fillimisht e kishte lënë jashtë Kuvendit koalicionin parazgjedhor Nisma-AKR-PD, kurse Lëvizja Vetëvendosje e kërkonte përfshirjen e tyre në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, për t’i pasur 3 deputetë më shumë. Përbërja e re e Kuvendit Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, VV ka marrë 26.27 për qind të votave, LDK-ja 24.54 për qind, PDK-ja 21.23 për qind, AAK-PSD 11.51 për qind, Lista Serbe 6.40 për qind të votave dhe Nisma-AKR-PD ka siguruar 5.002 për qind të votave. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 28, PDK-ja 24 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 13 dhe Nisma-AKR-PD 6 deputetë. 6 deputetët e Nisma-AKR-PD janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi-Krasniqi, Albulena Balaj-Halimaj. Certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit i ka hapur rrugë proceduralisht thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit, nga ana e Presidentit të Kosovës, i cili sipas Kushtetutës duhet të thërras mbledhjen e parë të legjislativit brenda 30 ditësh.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software