About: http://data.cimple.eu/claim-review/62ed69c096eaf19a8604c46b627f176ec954712c4ea0bfd36bff9bcd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për paraburgimin e gjinekologut nga Gjilani Deklarata 1 muaj paraburgim mjekut në Gjilan për “trajtim të pandërgjegjshëm”- Shkaktoi vdekjen e një foshnjeje. Vlerësimi Rrenë Gjykata Themelore në Gjilan kishte njoftuar se ndaj një doktori të Repartit Gjinekologjik në Spitalin Rajonal të Gjilanit i ishte caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak për 30 ditë, e cila është masë më e butë krahasuar me paraburgimin. Masa e paraburgimit konsiderohet masa më e ashpër për sigurimin e të pandehurit në procedurë si dhe mbarëvajtjen e procedurës penale. Artikulli Ditë më parë Gjykata Themelore në Gjilan kishte njoftuar se ndaj një doktori të Repartit Gjinekologjik në Spitalin Rajonal të Gjilanit i ishte caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak për 30 ditë. Në anën tjetër, portali online “Sinjali” ka raportuar se ndaj mjekut është vendosur masa e paraburgimit për 30 ditë. Masa e arrestit shtëpiak është masë më e butë të cilën e vendos gjykata për sigurimin e të pandehurit në procedurë apo mbarëvajtje të procedurës penale. Ndërsa masa e paraburgimit konsiderohet masa më e ashpër për sigurimin e të pandehurit në procedurë si dhe mbarëvajtjen e procedurës penale. Në këtë rast, portali online “Sinjali” ka raportuar se ndaj gjineklogut është vendosur masa më e rëndë ajo e paraburgimit ndërsa në fakt ndaj të njëjtit është vendosur masa e lehtë ajo e arrestit shtëpiak. Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka raportuar se ndaj një doktori ishte marrë vendim që fillimisht të arrestohej e më pas të ndalohej për 48 orë nën dyshimin se kishte kryer vepër penale trajtim i pandërgjegjshëm. Doktorin siç kishte mësuar KALLXO.com e kishte raportuar një nënë 26 vjeçare të cilës gjatë lindjes i kishte vdekur foshnja. Gruaja pretendonte se doktori nuk kishte treguar se fëmija mund të kishte ndonjë problem me shëndetin gjatë gjithe shtatzënisë. Vdekja e foshnjës në Gjilan, mjeku i arrestuar dyshohet për neglizhencë Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software