About: http://data.cimple.eu/claim-review/65818724cd39b04663546fb82cd11e967df860583dde5d4809eb530c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Caqet e arritura të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit Deklarata Ministria e Zhvillimit Rajonal ( mars 2020)- “Nga 9 rekomandime në vitin 2018 kemi zbatuar plotësisht 8 rekomandime kurse njërin prej tyre e kemi zbatuar pjesërisht” Vlerësimi E vërtetë Sipas raportit të Zyrës së Auditimit në korrik të vitit 2020, nga 8 rekomandimet për MZhR, 6 janë zbatuar tërësisht, dy janë mbyllur dhe një nuk është i zbatuar, andaj deklarata e Ministrisë vlerësohet si pjesërisht e vërtetë. Artikulli Pak para se të publikohej raporti i auditimit për vitin 2019, KALLXO.com kishte nisur një shkresë në adresë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në lidhje me rekomandimet dhe çalimet në fusha specifike në vitin 2018. Ministria e Zhvillimit Rajonal, e cila ka marrë 9 rekomandime në vitin 2018, në mars të vitit 2020 ka thënë për BIRN se ka zbatuar plotësisht 8 rekomandime të evidentuara në këtë raport kurse njërin prej tyre e ka zbatuar pjesërisht. Rekomandimi i zbatuar pjesërisht sipas MZhR-së është rekomandimi i 8-të. Rekomandimi i 8-të ka pasur të bëjë me sistemin e auditimit të brendshëm. “Ministri duhet të sigurojë se janë ndërmarrë masa, në mënyrë që shërbimet e auditimit të brendshëm të sigurohen përmes themelimit të NjAB-së brenda ministrisë”, thuhej në rekomandimin e tetë të Auditorit në raportin e vitit 2018. Ministria ka thënë për KALLXO.com se për këtë rekomandim është njoftuar edhe Auditori i Përgjithshëm. “MZhR Auditimin e Brendshëm e ka realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, dhe nga data 02.09.2019 MF ka filluar Auditim të Brendshëm në MZHR, pasi që të gjitha rekrutimet e stafit janë pezulluar dhe nuk ka mundur ta themelojë këtë njësi)”, ka theksuar MZHR në përgjigjen e saj. Në raportin e publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2019, thuhet se MZhR ka zbatuar 6 rekomandime (2,3,4,5,7,8), dy rekomandime janë mbyllur (6 dhe 9) dhe një rekomandim ka mbetur i pa zbatuar, rekomandimi i parë. Sipas Auditorit, rekomandimi i 8-të për të cilin MZhR ka thënë që e ka zbatuar pjesërisht, është zbatuar plotësisht. Kurse rekomandimi i parë, për të cilin MZhR ka deklaruar për KALLXO.com se është zbatuar plotësisht është gjetur nga Auditori se ka mbetur i pazbatuar. “Ministri duhet të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura për të siguruar bartjen e pronësisë së pasurisë kapitale tek komunat për projektet e përfunduara, por që ende gjenden në regjistrin e pasurive të ministrisë. Gjithashtu, të siguroj se edhe procesi i zhvlerësimit për pasuritë jo kapitale është kryer sipas kërkesave ligjore dhe të gjitha obligimet e pa paguara janë prezantuar drejt në PFV”, thuhej në rekomandimin e vitit 2018 mbi pasqyrat financiare i cili nga Auditori në vitin 2019 është evidentuar si i pa zbatuar. MZhR ka deklaruar se bazuar në rregulloren për raportim periodik të nxjerrë nga ZKA lidhur me raportimin për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, MZhR ka dërguar deri në muajin mars dy raporte periodike dhe ka raportuar lidhur me implementimin e rekomandimeve. Ministria e Zhvillimit Rajonal është ministri e re e themeluar në kohën e Qeverisë Haradinaj. ZKA ka audituar pasqyrat financiare të kësaj ministrie në dy vitet e fundit, 2018 dhe 2019. Kjo ministri në vitin 2018 ka pranuar 9 rekomandime nga ZKA kurse në vitin 2019 ka marrë 3 rekomandime se në vitin paraprak, gjithsej 6. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova) në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike është duke punuar në inkurajimin e institucioneve publike për të rritur nivelin e zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm. KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software