schema:text
| - Video e rremë e Albin Kurtit duke brohoritur për Hashim Thaçin
Deklarata
Albin Kurti duke brohorit Thaqi Thaqi
Vlerësimi
Rrenë
Videoja është e edituar. Pamjet që janë përdorë në këtë video është kur Albin Kurti ka qenë në Stadiumin Fadil Vokrri. Ai shihet duke duartrokituar për një lojë të futbollit dhe jo për ish-Presidentin, Hashim Thaçi. Video është edituar në atë mënyrë që i është shtuar zëri i një turme që thirrin emrin e ish-Presidentit, Hashim Thaçi.
Artikulli
Më 13 tetor 2022, në faqen e “Facebook-ut” me emrin Prishtina është publikuar një video me përshkrimin “Albin Kurti duke brohorit Thaqi Thaqi”.
Kjo faqe numëron mbi 52 mijë ndjekës dhe ky postim vazhdon të shpërndahet dhe të klikohet përkundër që kanë kaluar 9 ditë nga publikimi i saj.
Në video shihet kryeministri Albin Kurti dhe bashkangjitur është një fotografi e ish-presidentit Hashim Thaçit me mbishkrimin “BABA, BABA, BABA.
Në këtë video, Albin Kurti është para një turme njërzish duke duartrokitur, deri sa dëgjohet turma duke brohoritur emrin e ish-presidentit Thaçi.
Videoja është e edituar. Pamjet që janë përdorë në këtë video janë kur Albin Kurti ka qenë në Stadiumin Fadil Vokrri. Ai shihet duke duartrokituar për një lojë të futbollit.
Por, video është edituar në atë mënyrë që i është shtuar zëri i një turme që thirrin emrin e ish-Presidentit, Hashim Thaçi.
Albin Kurti aktualisht është kryeministër i Kosovës, ndërsa gjatë kohës sa ishte në opozitë kishte përplasje të vazhdueshme me Hashim Thaçin, gjatë kohës kur i njëjti ishte në krye të Qeverisë së Kosovës.
|