About: http://data.cimple.eu/claim-review/67ae4c7600354b5e8e7dc0a8e93116b6e9dd155d8eec70ce3ef6f5eb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena mediale se kryeministri britanik ka origjinë shqiptare Deklarata Media angleze me dëshmi historike: Kryeministri i Britanisë së Madhe është stërnip shqiptar Vlerësimi Rrenë Lajmi se kryeministri i Britanisë së Madhe është stërnip shqiptar është i rremë. Të dhënat zyrtare rreth biografisë së Boris Johnson tregojnë se ai ka lindur në New York dhe është politikan dhe shkrimtar britanik që shërben si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëheqës i Partisë Konservatore që nga viti 2019. Artikulli Disa ueb sajte dhe faqe në Facebook kanë publikuar lajme gjoja se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka origjinë shqiptare. Faqet e dyshimta, mes tjerash i janë referuar në tituj një “gazete prestigjioze britanike”, por në fakt përmbajtja e artikullit është tjetër dhe e rreme. Aty përmendet një deklaratë gjoja se e një profesori në Kaliforni dhe lidhdhshmëria pretenduese se Johnson është stërnip shqiptar. Në fakt, të dhënat zyrtare rreth biografisë së Boris Johnson tregojnë se ai është politikan dhe shkrimtar britanik që shërben si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëheqës i Partisë Konservatore që nga viti 2019. Biografia e Boris Johnson Alexander Boris Johnson, 55 vjeç, ka lindur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara në vitin 1964. Nga Nju Jorku, Boris Johnson shkoi në Belgjikë në moshën nëntë vjeç ku babai i tij ishte me pozitë në Bruksel duke punuar për Komisionin Evropian. I edukuar në kolegjin Eton College dhe në Universitetin e Oksfordit, Boris Johnson u bë gazetar politik në fund të viteve 1980. I njohur ndryshe edhe si “BoJo” midis mbështetësve të tij, Johnson është një nga politikanët më të njohur të Britanisë së Madhe. Boris Johnson studioi në Oksford përpara se të niste një karrierë në gazetari. Si fillim karrierën në gazetari ai e nisi tek prestigjiozja The Times por më pas u pushua dhe u zhvendos tek rivalët e tyre The Daily Telegraph. Pas kësaj ai u bë kryeredaktor i The Spectator, gazeta kryesore e konservatorëve në Britani. Këtë pozicion ai e mbajti edhe pasi u zgjodh anëtar i Parlamentit, duke u bërë kështu një personazh shumë i njohur dhe i komentuar në media, kryesisht për performancat e tij të famshme në spektaklin satirik të BBC, Have I Got News for You. Jetën politike e tij nisi në vitin 2001, kur u zgjodh anëtar i Parlamentit për Partinë Konservatore. Shtatë vjet më vonë, Johnson i është rikthyer politikës kur u zgjodh kryebashkiak i Londrës në vitin 2008 përballë kandidatit laburist Ken Livingstone. Kryeminstri britanik e kishte vizituar Kosovën në nëntorin e vitit 2016 në kohën sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Britanisë. Qëllimi i vizitës së tij atëherë ishte për të diskutuar angazhimin e Britanisë ndaj zhvillimit ekonomik të vendit, transparencës politike dhe gjyqësore dhe “normalizimit të marrëdhënieve” me Serbinë. Gjatë kësaj vizite, Johnson kishte mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës duke shënuar kthimin e tij të parë në Kosovë pas shtatëmbëdhjetë vjetësh. Në fjalimin e tij përballë ligjvënësëve kosovarë, ish-sekretari i Jashtëm dhe kryeministri aktual, Boris Xhonson, i ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që të vazhdojë bisedimet me Serbinë duke thënë se të dy kombet “ndajnë një interes jetik për një marrëdhënie normale”. “Kosova dhe Serbia ndajnë një interes jetik për një marrëdhënie normale,” – pati deklaruar kryeministri i ri Britanik në nëntorin e vitit 2016 përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Raportimet e rreme për origjinën e Boris Johnson: Media angleze me dëshmi historike: Kryeministri i Britanisë së Madhe është stërnip shqiptar https://newshub1.com/ja-deshm%CE%AFte-historike-nga-media-angleze-qe-tregojne-se-a-eshte-kryeministri-i-britanise-se-madhe-sternip-shqiptar-apo-jo/
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software