About: http://data.cimple.eu/claim-review/67ca6174cc486b0b5890eaee6244b4792ef20a5c1cf196d1c80b8fa8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com Tahiri e mban fjalën për publikim të shpenzimeve Deklarata Xhafer Tahiri: Shpenzime e mia si kryetar i komunës do të jenë gjithmonë publike dhe transparente në raportim javor dhe mujor. Vlerësimi E vërtetë Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka mbajtur fjalën e dhënë për publikimin e shpenzimeve si kryetar i Komunës, në baza javore dhe mujore. Ai i ka publikuar lartësinë e shpenzimeve të tij. Kjo transparencën e tij ka bërë që ai të bëhet lajm për këtë gjest, meqë të tjerat nuk e bëjnë të njëjtën gjë. Kallxo.com ka kërkuar qasje në faturat e këtyre shpenzimeve, për të parë se qysh e ka shpenzuar Tahiri paranë publike, por ende nuk na ka dhënë qasje. E një gjë e tillë është e nevojshme për të quar deri në fund transparencën. Artikulli Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, gjatë debatit në balotazh, në Debat Pernime ka premtuar se do të publikojë të gjitha shpenzimet e tij si kryetar i komunës. Tahiri kishte premtuar se shpenzimet do të bëhen publike në raportim javor dhe mujor. “Shpenzime e mia si kryetar i komunës do të jenë gjithmonë publike dhe transparente në raportim javor dhe mujor”, kishte thënë Tahiri. Që nga marrja e mandatit si kryetar komune, Xhafer Tahiri ka bërë publike shpenzimet e tij për çdo javë. Në njoftimet e komunës të cilat bëhen për çdo javë, thuhet se shpenzimet janë bërë në kategorinë mallra dhe shërbime, por asnjëherë nuk shpjegohet specifikisht se ku janë harxhuar ato para. KALLXO.com ka dërguar kërkesë në zyrën e kryetarit për të pasur qasje në shpenzimet e detajuara të kryetarit, pra për të kuptuar se qysh i ka shpenzuar paratë publike. Komuna e Vushtrrisë nuk na ka dhënë qasje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software