schema:text
| - Deklarata e rremë që i mvishet Izet Mexhitit për Kim Jong Un
Deklarata
Izet Mexhiti: Kim Jong Un bëhet pjesë e jona, arritje e madhe
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me titull “Izet Mexhiti: Kim Jong Un bëhet pjesë e jona, arritje e madhe”- është i pavërtetë. Krypometër ka konfirmuar me burime zyrtare se Izet Mexhiti nuk e ka dhënë një deklaratë të tillë.
Artikulli
Më 22 nëntor 2023, në faqen e Facebook-ut “Indeks” (arkiva) është publikuar një fotografi me mbishkrimin “Izet Mexhiti: Kim Jong Un bëhet pjesë e jona, arritje e madhe!”
Në fotografi shihen udhëheqësi i Koreas së Veriut, Kim Jong Un duke shtrënguar duart me liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.
Përmbajtja e njëjtë, më 22 nëntor 2023, është shpërndarë edhe nga edhe në faqet tjera të Facebook-ut, Revista.mk (arkiva), Redaksia (arkiva), Debat.mk (arkiva).
Për ta verifikuar informacionin, Krypometër ka kontatkuar me Burim Latifi, zëdhënësi i partisë së udhëhequr nga Izet Mexhiti. Atij i është dërguar materiali dhe pas analizimit, Latifi ka thënë se ky material është i falsifikuar.
“Kryetari Izet Mexhiti nuk ka marrë pjesë në ndonjë takim të tillë. Pamjet nga portalet janë të rreme, janë foto montazhe, jane fake news”- ka thënë Latifi. Ai ka konfirmuar poshtu se Mexhiti deri më tani nuk ka dhënë një deklaratë të tillë në publik.
Krypometër ka verifikuar se fotografia origjinale e Kim Jong Un është publikuar nga Reuters dhe në të ai shihet duke pozuar me presidentin Rus Vladimir Putin.
|