About: http://data.cimple.eu/claim-review/69f00ba3e779350d992fbfaa11d0f00d5ff9bb76d480dd2d167b7a3f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i rremë që “minatorët e Trepçës kanë protestu për Jugosllavinë e Isa Mustafes” Deklarata 20 shkurt 1989, 1300 minator grevist qe ja dridhen themelet Jugosllavise Isa Mustafes Vlerësimi Me kos Titulli i postimit “20 shkurt 1989, 1300 minator grevist qe ja dridhen themelet Jugosllavise Isa Mustafes” është i rremë. Minatorët e Trepcës nuk kanë hyrë në grevë kundër Jugosllavisë, por kanë hyrë në grevë të urisë kundër regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit, pas propozimeve për revokimin e autonomisë së Kosovës si krahinë e Jugosllavisë. Isa Mustafa ka mbajtur poste publike në ish-Jugosllavi para vitit 1990, por nuk ka qenë aq i pushtetshëm sa të identifikohet si Jugosllavia e Isa Mustafës. Artikulli Më 20 shkurt 2023 në faqen e Facebook-ut, ‘Diaspora me Albinin’, është publikuar një informacion lidhur me grevën e minatorëve të Trepçës në përvjetorin e grevave të vitit 1989. Në përshkrim thuhet: “20 shkurt 1989, 1300 minator grevist qe ja dridhen themelet Jugosllavise Isa Mustafes”. Ky informacion është i rremë. Minatorët nuk kanë protestuar për Jugosllavinë e ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Minatorët e Trepçës, para 34 viteve kanë hyrë në grevë të urisë kundër regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit, pas propozimeve për revokimin e autonomisë së Kosovës si krahinë e Jugosllavisë. Kjo grevë urie ishte tetë-ditore e cila u mbajt nga rreth 1 mijë e 200 minatorëve kosovarë në minierat e plumbit dhe zinkut të Trepçës në 1989, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Greva e urisë ishte një moment vendimtar që frymëzoi rezistencën politike dhe caktoi rrugën drejt konfliktit të armatosur midis forcave të Millosheviçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1990. Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbajtur pozita udhëheqëse para viteve të 90-ta. Ai kishte treguar se për katër vite ka qenë kryetar i këshillit ekzekutiv të Prishtinës, 2 herë nga 2 vite. Përveç kësaj, Mustafa ka thënë se ka qenë drejtor i entit për zhvillim të Kosovës i cili është marrë me planifikim të zhvillimit vjetor apo 5 vjecar. I njëjti Entitet ka pasë kompetenca ekonomike e zhvillimore, sepse kemi përgatitë planin zhvillimor 5 vjeçar të Kosovës. Drejtori prej pozitës së tij me automatizëm ka qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës, për çështje ekonomike. Pas vitit 1990, në kohën e LDK-së, Mustafa e ka udhëhequr Qeverinë e Kosovës që ka operuar kryesisht në ekzil.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 10 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software