Ndryshimi i targave
Deklarata
Udbashi në aksion. Njeriu që e barazon Millosheviçin me kryeministrin tonë Albin Kurti. Mesazhi juaj për këtë krijesë i cili vozitë Q5 me targa të Beogradit
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia me përshkrimin “Udbashi në aksion. Njeriu që e barazon Millosheviçin me kryeministrin tonë Albin Kurti. Mesazhi juaj për këtë krijesë i cili vozitë Q5 me targa të Beogradit” është e rreme. Berat Buzhala nuk ka qenë duke vozituar veturë me targa të Serbisë. Fotografia e publikuar është e manipuluar, pasi në fotografinë reale targat janë të Kosovës.
Artikulli
Më 2 korrik 2023 faqja e Facebook-ut “Thënie nga Albin Kurti” ka publikuar një fotografi me përshkrimin “Udbashi në aksion. Njeriu që e barazon Millosheviçin me kryeministrin tonë Albin Kurti. Mesazhi juaj për këtë krijesë i cili vozitë Q5 me targa të Beogradit”.
Në fotografi shihet Berat Buzhala, i cili shihet duke hyrë në një veturë gjoja me targa të Serbisë. Por, fotografia e postuar nga faqja “Thënie nga Albin Kurti” është e manipuluar.
Fotografia origjinale është publikuar muaj më parë, gjatë kohës kur në qytetin e Skenderajt kishte vërshime dhe vetura kishte targat të Kosovës.
Ndaj këtyre postimeve ka reaguar edhe Berat Buzhala, i cili ka thënë se fotografia është e manipuluar.
“Kjo foto osht bo gjate kohes se vershimeve ne Skenderaj. Ky kerr osht i dikujt te Skenderajt. Pata shku me ju ndihmu, ne hall temin. Tash dikush i ka falsifiku tabelat e kerrit, edhe po shkepet ne menyre virale. Tyben qiky qe jam – jam. Rrafsh Albinit nuk kam me ia bo, deri n’qat minut qe kam me pase mundesi me jetu ne Kosove”- ka shkruar Buzhala në Facebook.