About: http://data.cimple.eu/claim-review/6b3c399e8261e593614205b9f4772d0ad8bacc66d4767e6d2b046002     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Më shumë se gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë në Kamenicë Deklarata Kadri Rahimaj (05.10.2021) – “Është e rëndësishme me e theksu një gjë, që nuk është gjithçka tek numri, 50 për qind e drejtoreshave do të jenë”. Vlerësimi E vërtetë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj e ka tejkaluar 50-përqindëshin e premtuar për emërimin e grave në krye të drejtorive. Kabineti i tij përbëhet nga 6 gra (55%) dhe 5 burra (45%). Artikulli Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka kompletuar kabinetit e drejtorëve me të cilët do të udhëheqë në katër vitet e ardhshme. Nga 11 drejtori sa ka Komuna e Kamenicës, 6 apo më shumë se gjysma prej tyre do të udhëhiqen nga gratë. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës do të udhëhiqet nga Rina Matoshi; Drejtoria për Buxhet dhe Financa nga Ardita Dërmaku; Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë nga Burbuqe Leka; Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i është besuar Eurona Hodës; në krye të Drejtorisë së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë do të jetë Diana Kryeziu – Ajvazi si dhe drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme do të jetë Merita Agaj. Ndërsa pesë drejtorët burra në kabinetin e Rahimajt janë: Afrim Dërvishi – drejtor i Arsimit; Uran Berisha – drejtor për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor; Shpend Morina – drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; Zotrim Kastrati – drejtor për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat dhe Kujtim Kallaba – drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim. Rahimaj, gjatë fushatës zgjedhore, kur kërkonte votat e kamenicasve kishte premtuar se gjysma e drejtorive në kabinetin e tij do të udhëhiqen nga gratë. “Është e rëndësishme me e theksu një gjë, që nuk është gjithçka tek numri, 50 për qind e drejtoreshave do të jenë”, ka thënë Rahimaj në ‘Debat Pernime’ më 5 tetor 2021. Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar mandatin e parë në krye të Komunës së Kamenicës në balotazhin e 14 nëntorit 2021. Rahimaj ia ka zënë ulësen ish-kryetarit Qëndron Kastrati, i cili kërkonte edhe një mandat në krye të kësaj komune. Në balotazh Rahimaj ka marrë 53,11% të votave, ndërsa Qëndron Kastrati 46,89% të votave.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software