About: http://data.cimple.eu/claim-review/6b48515a14725a9dbe91980d750e061b2ea9f6e38428bb63a9b98c55     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Vushtrria në pritje të dy shesheve të reja Deklarata Xhafer Tahiri: Në identitet për Vushtrrinë si qyteti më i vjetër ne kemi paraparë sheshin “Ahmet Krasniqi”. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Xhafer Tahiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, ka premtuar se do t’i ndërtojnë dy sheshe. Njëri ka filluar të ndërtohet, ndërsa për sheshin e dytë për vitin e ardhshëm janë planifikuar vetëm 40 mijë euro në buxhet. Krypometri do të vazhdojë të monitorojë këto dy projekte të kryetari të Komunës së Vushtrrisë. Artikulli Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë zgjedhjeve komunale në ‘Debat Pernime’, kur kishte prezantuar programin e tij, kishte përmendur ndërtimin e sheshit “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri. “Në identitet për Vushtrrinë si qyteti më i vjetër, ne kemi paraparë ndërtimin e sheshit “Ahmet Krasniqi”, kishte thënë Tahiri në Debat Pernime. KALLXO.com ka kontaktuar me Xhafer Tahiri, i cili tha se tashmë është caktuar lokacioni për sheshin “Ahmet Krasniqi”. “Për sheshin “Ahmet Krasniqi” kemi marrë vendim dhe është caktuar lokacioni, do të bëhet para Komunës së re, ku është ‘Hamami’. Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ndahen 40 mijë euro për ndërtimin e tij”, tha Tahiri. Tahiri tha se pjesa ku është paraparë të ndërtohet ky shesh fillimisht ishte paraparë të bëhet parking për automjete, por tani i është ndërruar destinacioni dhe është vendosur që të ndërtohet sheshi. Tahiri poashtu ka premtuar se shumë shpejtë do të filloj të ndërtohet edhe sheshi “Hasan Prishtina” tek ish komuna e vjetër. “Ka filluar demolimi i objektit të vjetër të Komunës. Inventari i përdorshëm i është shpërndarë shkollave, shoqatave të dalura nga lufta, ujësjellësit e UNITETIT sipas procedurave ligjore ne fuqi. Shumë shpejtë në vendin e ish Komunës së vjetër do të kemi Sheshin “Hasan Prishtina”, ka shkruar Tahiri në postimin e tij në Facebook. “Sheshi tek komuna e vjetër ka qenë projekt i vitit të kaluar, dhe po vazhdon. Ky shesh do të përfundojë në fund të këtij viti. Do të vendoset edhe shtatorja “Hasan Prishtina”, tha Tahiri për KALLXO.com. Kjo komunë e ka një shesh, i cili ishte ribërë gjatë viteve të kaluara. Përkundër investimeve të mëdha, mbi shesh kanë mbetur telat për transmetimin e rrymës që i kanë dhënë një pamje të keqe sheshi. Kryetari ishte zotuar se do t’i largonte, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software