schema:text
| - Rrena se pas tërmetit në Siri “bota i mbyllë sytë për myslimanët”
Deklarata
Ashtu si ne Turqi edhe ne Siri ishte Termeti mos ti harrojmë lutjet tona për muslimanët atje Sepse Kur behet fjalë për Muslimanët Bota i mbyllë syt
Vlerësimi
Rrenë
Postimi rreth tërmetit me përshkrimin “Ashtu si ne Turqi edhe ne Siri ishte Termeti mos ti harrojmë lutjet tona për muslimanët atje Sepse Kur behet fjalë për Muslimanët Bota i mbyllë syt” është konstatim i rremë. Bota nuk i ka mbyllë sytë për tërmetin dhe dëmet e shkaktuara në Turqi dhe Siri. Shumë shtete kanë dërguar ekipet e tyre të shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti. Edhe në Siri janë dërguar ndihma përmes korridiorit Turqi- Siri, por të cilat kanë mbërri më vonë. Në ndërkohë, SHBA-ja ka njoftu që është duke i ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti në Siri. Ndërsa, BE-ja ka njoftuar se Siria do të marrë 3.5 milionë euro ndihmë emergjente.
Artikulli
Më 7 shkurt 2023, faqja në Facebook me emër “Globi Islam” ka shpërndarë një informacion në të cilin thuhet se “Ashtu si ne Turqi edhe ne Siri ishte Termeti mos ti harrojmë lutjet tona për muslimanët atje Sepse Kur behet fjalë për Muslimanët Bota i mbyllë syt”.
Ndonëse thuhet se “kur bëhet fjalë për myslimanët bota i mbyllë sytë” kjo nuk është argumentuar nw postim. Në atë postim nuk është prezantuar asnjë e dhënë që e dëshmon se shtetet në botë i kanë mbyllë sytë për pasojat e tërmetit në Turqi e Siri.
Deri më tani, më shumë se 31,000 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter që goditi këto dy vende, mw 6 shkurt 2023.
Qeveria siriane ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian pas tërmetit, si dhe ka kërkuar të largohen sanksionet e vendosura tash e 10 vite pas.
Bashkimi Evropian ka berë të ditur se do të organizojë në mars një konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë, në të cilin mund të kontribojnë shtetet e BE-së por edhe institucionet tjera ndërkombëtare.
BE u zotua t’i sigurojë Turqisë 3 milionë euro (rreth 3.2 milionë dollarë) ndihmë. Ndërsa, Siria do të marrë 3.5 milionë euro (rreth 3.7 milionë dollarë) ndihmë emergjente.
BE tha se financimi i fundit do të ndihmojë njerëzit në Siri “në nevojë për të hyrë në strehim, ujë dhe kanalizime, sende të ndryshme shëndetësore që u nevojiten aktualisht, si dhe për të mbështetur operacionet e kërkimit dhe shpëtimit”.
Ndërsa, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se në Siri, SHBA vazhdon të mbështesë partnerët humanitarë me pajisje dhe ndihmë për misionet e kërkimit dhe shpëtimit, raporton CNN.
Ai shtoi se SHBA, është “donatori kryesor në të gjitha zonat e Sirisë, pavarësisht se kush e kontrollon territorin”.
CNN raporton se situata në Siri është krejtësisht e ndryshme nga Turqia sepse vitet me konflikte dhe një krizë akute humanitare nënkuptojnë se ka vështirësi shtesë për t’i ndihmuar të mbijetuarit në Siri, atje ku ndihma ndërkombëtare ka qenë e ngadaltë për të arritur.
Ndihmat e para të Kombeve të Bashkuara në Sirinë veriperëndimore kanë mbërri 4 ditë pas tërmetit, pra më 9 shkurt 2023.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka deklaruar se karvani i përbërë nga gjashtë kamionë që transportonin sende strehimi dhe jo ushqimore, më 9 shkurt 2023 ka hyrë në Siri përmes vendkalimit Bab al-Hawa – i vetmi korridor i ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri.
|