About: http://data.cimple.eu/claim-review/6bd1167d7577cf46e8ee1ea530f4b717cb54a4238dd13f65033753c4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Pretendimi i rremë se shega ulë tensionin e gjakut Deklarata Mjafton 1 gotë nga kjo në ditë, ul tensionin e lartë dhe kolesterolin e keq në kohë rekord Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “Mjafton 1 gotë nga kjo në ditë, ul tensionin e lartë dhe kolesterolin e keq në kohë rekord” është i rremë. Specialitët e mjëkësisë nuk e rekomandojnë shehën për hipërtension apo ulje të kolesterolit. Artikulli Më 22.01.2023, faqja e internetit ‘Kape Lajmin’,(Arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Mjafton 1 gotë nga kjo në ditë, ul tensionin e lartë dhe kolesterolin e keq në kohë rekord”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe nga faqja në Facebook, ‘Autochthonous Shqipe’ (arkiva). Në artikull tregohen efektet pozitive të konsumimit të lëngut të shegës, por nuk është ofruar asnjë argument që e njëjta e shëron hipertensionin dhe kolesterolin. “Shega ofron një mori përfitimesh për shkak të efektit pozitiv që antioksidantët e tyre kanë në inflamacion. Shumë nga këta antioksidantë vijnë në formën e polifenoleve, pigmenteve bimore të cilat i japin frutave ngjyrën e tyre karakteristike të kuqe”- shkruan në këtë artikull. Për të verifikuar pretendimet e ngritura në këtë artikull, Krypometri ka kontaktuar me dy specialistë të mjekësisë së përgjithshme. Doktoresha, Elmedina Suliqi ka thënë se secila dietë me pemë është e shëndetshme por që shegën nuk e rekomandon për tension. “Jo, nuk e rekomandojmë, secili mjek kur e sheh gjendjen e pacientit, i rekomandon terapi medikamentoze, varësisht prej gjendjes, e këto mund të konsiderohen si këshilla dietale për pacientin për të mbajtur vetën të shëndetshëm. Por, pacienti gjithsesi duhet të konsultohet me mjekun sepse ai s’mund ta dijë gjendjen pa u bërë ekzaminimet e nevojshme”- ka thënë për krypometër Suliqi. Edhe ish drejtoresha e QKMF-së në Gjilan, Arbenita Hajdari, tha se shegën nuk e rekomandojnë për ulje të tensionit. “Varet prej pacientëve dhe kushteve ekonomike të tyre. Drejtpërdrejt nuk mund ta ulë tensionin, por si shtesë e medikamenteve po, pse jo. Ju themi se e zbret tensionin e gjakut edhe mos me përdor në sasi të mëdha kush e ka tensionin e ulët”- thuhet në përgjigjen e Hajdarit të datës 23/11/2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software