About: http://data.cimple.eu/claim-review/6be573f3c2645ca853c3e598a4accc82b2943b58b8b88ea0186df29b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e Albin Kurtit në prag të Zgjedhjeve Deklarata “Po bëhem sikur po falna, vetëm sa për t’ua marrë votat atyre që e quajnë veten myslimanë, pastaj e miratoj edhe ligjin për homoseksualët” Vlerësimi Rrenë Është e fabrikuar fotografia e Albin Kurtit duke u falur në Xhami, e publikuar me mbishkrimin “Po bëhem sikur po falna, vetëm sa për t’ua marrë votat atyre që e quajnë veten myslimanë, pastaj e miratoj edhe ligjin për homoseksualët”. Në internet nuk figuron ndonjë deklarim i tillë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo fotografi është publikuar në kohë të fushatës elektorale, në të cilën temë e diskutimit në mes të partive politike ka qenë edhe Kodi Civil dhe të drejtat e komuniteteve LGBTQ+. Artikulli Më 13.01.2025, faqja në Facebook PDK Nëndega Fshati Oshlan (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherit Kryeministrit aktual Albin Kurtit, i veshur si pelegrin. “Po bëhem sikur po falna, vetëm sa për t’ua marrë votat atyre që e quajnë veten myslimanë, pastaj e miratoj edhe ligjin për homoseksualët”- është shkruar në fotografi. Pas kërkimit me maqinën e kërkimit të imazheve Pim Eyes, Krypometër ka gjetur se fytyra e Kurtit është përdorë për të prodhuar këtë fotografi. Tutje, përmes kërkimit në Google Lens, Krypometër ka gjetur se e njëjta fotografi është publikuar edhe në disa faqe të tjera, të cilat kishin treguar se fotografia është prodhuar nga Inteligjenca Artificiale. “🔴Intelegjenca Artificiale imagjinon Albinin pas udhëzimit❗️”- thuhet në postimin e bërë në Instagram nga faqja gGazetaNeutral. Tutje, Krypometër ka kërkuar në internet nëse është publikuar deklarata që pretendohet se e ka thënë Kurti, mirëpo nuk ka gjetur asnjë rezultat që Kryeministri është deklaruar ashtu. Kjo fotografi është publikuar në kohën e fushatës elektorale, në të cilën një prej temave të diskutuara ka qenë edhe miratimi i Kodit Civil që parashihte bashkëjetesën në mes të personave të gjinisë së njëjtë. Albin Kurti është Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër i Kosovës, e njëkohësisht kandidat për Kryeministër për një mandat të ri në Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025. Projektkodi Civil Më 16 mars të vitit 2022, Projektkodi Civil nuk e mori mbështetjen në parim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Mospajtime dhe debate të ashpra përcollën leximin e parë, përderisa të gjitha kritikat lidheshin me Nenin 1138 që do të mundësonte hartimin e një Ligji të posaçëm, përmes së cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë. Sipas Projektkodit Civil, në Kapitullin II, saktësisht Neni 1138 thuhet se martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua. “Martesa është bashkësi jetësore e vazhdueshme e burrit dhe e gruas, ligjërisht e rregulluar. Martesa lidhet me dhënien e pëlqimit të burrit dhe të gruas dhe nënshkrimin e tyre para zyrtarit të gjendjes civile.”- thuhet në Projektkod. Ndërkaq, për personat me sekse të njëjta thuhet se bashkësitë e regjistruara civile mes tyre janë të lejuara. Seancat e rregullta të Kuvendit zakonisht zhvillohen çdo të enjte, mirëpo në asnjë të enjte Projekt-kodi nuk u dërgua para ligjvënësve apo në Qeveri. Kurti kishte premtuar se do të kalonte Kodi Civil. “Ne do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë suksesshëm në Parlament.”- theksoi kryeministri Kurti. Kundër këtij Projekt-kodi ishin shprehur edhe institucionet fetare në Kosovë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ipeshkvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës më anë të një deklarate të përbashkët patën kundërshtuar nismën e institucioneve të vendit për shqyRtimin e Projekt-kodit Civil të Kosovës, që ka të bëjë me rregullimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë me një Ligj tjetër të veçantë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software