About: http://data.cimple.eu/claim-review/761c2835878071e15f028f7bfe23575edc9b09ef468c95676fa0aa30     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Disa pika nuk mund të shërojnë diabetin e të shmangin infarktin Deklarata Diabeti, tensionin e gjakut, Largon toksinat nga trupi; Infarktin në zemër (duke bërë pastrimin e venave të trupit nga ngjizjet e mpiksjet) Vlerësimi Me kos Është i rremë konstatimi i bërë në video se “Pikat Shëruese” mund të shërojnë “Diabeti, tensionin e gjakut, Largon toksinat nga trupi; Infarktin në zemër (duke bërë pastrimin e venave të trupit nga ngjizjet e mpiksjet)”. Krypometër ka biseduar me endokrinologun Amir Rexhepi i cili thot se diabeti është sëmundje kronike dhe se si e tillë kërkon trajtim të kujdesshëm e të personalizuar dhe nuk mund të shërohet me disa pika. Po ashtu, Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi, i ka rekomanduar pacientët që mos të përdorin produkte që nuk janë të kontrolluara nga institucionet shtetërore, pasi në to nuk ka kurrfarë përshkrimi të përmbajtjes. Artikulli Më 11.11.2024, faqja në Facebook ‘Pika Shëruese Për Diabet Tension’(arkiva) ka publikuar një video, në të cilën pretendojnë se disa pika rregullojnë yndyrën në gjak, pastrojnë venat, shamngin infarktin dhe shërojnë diabetin. “Benifitet që përfitoni nga Pikat Shëruese Për Diabet Tension: Diabeti tip 1 (ose insulino-vartës); Diabeti tip 2; Diabeti gestacional; Rregullon tensionin e gjakut (tensionin e lartë); Largon toksinat nga trupi; Shërohu nga Sëmundjen e Sheqerit; Rregullimin e yndyrës në gja. k, kolesterolit, triglicerideve; Infarktin në zemër (duke bërë pastrimin e venave të trupit nga ngjizjet e mpiksjet)”- thuhet në postimin e publikuar në faqen ‘Pika Shëruese Për Diabet Tension’ (arkiva). Për të verifikuar këto pretendime, Krypometër ka biseduar me endokrinologë dhe kardiologë që janë pjesë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi, i ka rekomanduar pacientët që të mos përdorin produkte që nuk janë të kontrolluara nga institucionet shtetërore. “Në një shishe që nuk ka kurrfarë përshkrimi të përmbajtjes, mundet edhe helm me qenë! Me pasë mbikëqyrje shteti, është dashtë moti me i ndalë këso sende.”- ka thënë Shurdhiqi. Ai ka treguar se si trajtohen këto sëmundje. “Trajtimi i yndyrës në gjak, kur është niveli i ulët merren masa dietale. Rekomandojmë që ushqimi të konsumohet me sa më pak yndyrë. Rekomandojmë, po ashtu, edhe aktivitet fizik. E nëse, pas këtyre (dietës dhe aktivitetit fizik), nuk arrihet normalizimi i yndyrës në gjak, atëherë vazhdojmë me medikamente”- ka thënë ai. Shurdhiqi ka dhënë shpjegime edhe sa i përket trashjes së mureve të enëve të gjakut. “Trashja e mureve të gjakut shkaktohet nga koncentrimi i yndyrnave, kolesterolit dhe substancave tjera në muret e arterieve, e cila me kalimin e kohës shkakton ngushtimin e enës së gjakut apo mbylljen e enëve. Si pasojë, mund të ketë infarkt në atë regjion (tru, zemër apo veshkë)”- ka thënë Shurdhiqi. Kardikirurgu Rifat Brahimaj thot se në mjekësi nuk ekziston termi ‘pastrimi i enëve të gjakut’ dhe se nuk ekziston asnjë produkt që i ‘pastron’ enët e gjakut, nëse ato janë të dëmtuara. “Nëse enët e gjakut janë të pa dëmtuara ose pjesërisht të dëmtuara, për të parandaluar dëmtimin e mëtejmë duhet të kontrollohen faktorët që i dëmtojnë, siç janë presioni i lartë i gjakut, duhanpirja, diabeti, niveli i lartë i yndyrnave në gjak, jeta joaktive pa ushtrime fizike dhe ushqimi pa përmbajtje të lartë të yndyrave me origjinë shtazore”- thuhet në përgjigjen e Brahimajt në një shpjegim për Krypometër. Endokrinologu Adem Rama ka thënë se diabeti është sëmundje kronike te e cila faktori kryesor është komponenta gjenetike, pra, trashëgimia. “Shkenca botërore perëndimore tregon që për diabet të tipit 1 gjithsesi duhet të merret insulinë; tipi dy mund të trajtohet vetëm me tableta dhe përcjellje strikte. Më shumë te diabeti 1, për shkak të moshës së pacientit, e që të mos kemi komplikime më vonë, por edhe normalisht me diabetin e tipit 2, që njihet si diabeti që lajmërohet në pleqëri, çdo humbje e kohës kushton shumë”- tha Rama. Krypometër ka biseduar edhe me endokrinologun Amir Rexhepi, i cili thot se diabeti është sëmundje kronike dhe se si e tillë kërkon trajtim të kujdesshëm e të personalizuar. “Është e rëndësishme të theksoj që diabeti, duke qenë një sëmundje kronike dhe komplekse, kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar. Trajtimi i diabetit bazohet në disa shtylla kryesore: një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, aktiviteti fizik i rregullt, përdorimi i terapisë me tableta dhe në rastet kur është e nevojshme, trajtimi me insulinë.”- ka thënë Rexhepi për Krypometër. Ai ka shtuar se trajtimi për sëmundjen e diabetit duhet të bëhet gjithmonë nën mbikëqyrjen e endokrinologut ose mjekut specialist. Në këtë artikull promovohen disa pika të quajtura ‘Pika shëruese për tension diabet’. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale- AKPPM në Kosovë rezulton se produkti ‘Pika shëruese për tension diabet’ nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software