About: http://data.cimple.eu/claim-review/766fcc9d8b36750cb914cfffbfa29eef4a0e54eaa09b7905d29070a1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacionet e rreme për sigurimin shëndetësor për të moshuarit Deklarata Qeveria e Kosovës ofron sigurim shëndetësor falas. Klikoni për të aplikuar për sigurimin tuaj ekskluziv mjekësor Vlerësimi Rrenë Informacioni se “Qeveria e Kosovës ofron sigurim shëndetësor falas. Klikoni për të aplikuar për sigurimin tuaj ekskluziv mjekësor” është i rremë. Në këtë postim janë paraqitur të dhëna të rreme, duke u thirrë rrejshëm në vendim të Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se informacioni është i rremë. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka thënë se nuk kanë marrë një vendim për sigurim shëndetësor për të moshuarit mbi 50 vjeç. Artikulli Më 11.04.2024 faqja e Facebook-ut “QWe” (arkiva) ka shpërndarë një informacion me titull “Qeveria e Kosovës ofron sigurim shëndetësor falas. Klikoni për të aplikuar për sigurimin tuaj ekskluziv mjekësor.” Në këtë postim është publikuar edhe një infografikë me llogo të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilën thuhet “Të moshuarit në Kosovë mund të aplikojnë për sigurim shëndetësor falas”- Qeveria e Kosovës, Drejtoria e Shëndetësisë. Tutje thuhet se Qeveria e Kosovës do të ofrojë sigurim shëndetësor falas për të moshuarit mbi moshën 50 vjeçare. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka analizuar organogramin e Qeverisë së Kosovës për të parë nëse ka “Drejtori të Shëndetësisë”. Në Qeverinë e Kosovës ka Ministri të Shëndetësisë, por jo edhe Drejtori të Shëndetësisë. Edhe në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë nuk funksionon ndonjë Drejtori e Shëndetësisë, pasi ajo është e organizuar në Departamente e Divizione. Krypometër ka kontaktuar më zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se “ky informacion është krejtësisht i pavërtetë”. Krypometër ka kontaktuar edhe me Naim Bardiqi, sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtor i Bordit të Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Ministria e Shëndetësisë është bartëse e procesit të Sigurimeve Shëndetësore. Bardiqi tha se nuk është marrë ndonjë vendim i tillë në ministrinë që ai e drejton apo në ShSKUK,. “Zyra e Sekretarit të përgjithshëm ne MSh, nuk ka qenë dhe nuk është ne dijeni të informacionit të cekur nga ju.”– tha Bardiqi. Kosova nuk ofron sigurime shëndetësore për qytetarët, edhe pse Ligji për Sigurime Shëndetësore ekziston që nga vitit 2004. Në skenën politike, kjo çështje është temë e diskutuar shpesh, duke qenë se shumë qeveri e ministra ndër vite kanë premtuar sigurimet shëndetësore, por nuk e kanë përmbushur premtimin. Qytetarët mund të përfitojnë sigurime shëndetësore vetëm përmes kompanive private.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software