About: http://data.cimple.eu/claim-review/767f2ab29acc7f00fef26c87cd27a6ed124e5a4476dd506315d8d5ee     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Naim Ismaili, PDK, Shtime. Foto: Kallxo.com Kryetari i Shtimes e mban fjalën, ndan pronën me bashkëshorten Deklarata Naim Ismajli: “Nuk më prish punë që prona të jetë edhe në emër të bashkëshortes. Do ta bart pronën edhe në emër të gruas, por jo fëmijëve. Pas zgjedhjeve do të bart pronën edhe në emër të bashkëshortes”. Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Kryetari i Komunës së Shtimës nuk e ka mbajt premtimin sa i përket kohës së realizimit të premtimit të tij që të ndajë pasurin me bashkëshorten, sepse kishte premtuar se bartja do të ndodh menjëherë pas zgjedhjeve. Edhe pse, premtimin Ismajli e ka realizuar me disa muaj vonesë, krypometri e vlerëson si pjesërisht e vërtetë. Pra, nuk është mbajt fjala, por është çka është më e rëndësishmja ka ndodh bartja e pronës. Artikulli Në Debat Pernime, Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli pati premtuar se do ta bëjë bashkëshorten e tij bashkëpronare në pronat e tij. Ai pati thënë se në kohën kur e kanë ndërtuar shtëpinë nuk ka pasur procedura lehtësuese për të ndarë pronën edhe në emër të bashkëshortes, ndërsa pati premtuar se do ta bëjë bashkëpronare gruan e tij. “Nuk më prish punë që prona të jetë edhe në emër të bashkëshortes. Do ta bart pronën edhe në emër të gruas, por jo fëmijëve. Pas zgjedhjeve do të bart pronën edhe në emër të bashkëshortes”, ka thënë Ismajli. Gjatë kësaj jave kryetari i Shtimes, Naim Ismajli ka përfunduar procedurat dhe i ka bartur gjysmën e pronës në emër të bashkëshortes. KALLXO.com ka siguruar edhe dokumentin ku shihet përfundimi i procedurës për bashkëpronësi. Gjatë zgjedhjeve komunale, moderatorja Jeta Xharra pati pyetur të gjithë kandidatët nëse do të regjistrojnë pronat edhe në emër të grave. Avokati i Popullit pati thënë se e drejta e trashëgimisë duhet të jetë e barabartë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software