About: http://data.cimple.eu/claim-review/772f5b7273ef9202fca853c109c8d069842c14eadb151cfb3eeeb81c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e asistentit të Kurtit se mediat nuk kërkuan konfirmim të listave të pagave nga MPB-ja Deklarata Deklarata: Asnjë medium nuk ka kërkuar konfirmim të listave të pagave nga ministria e linjës (MPB). Vlerësimi Rrenë Deklarimi i asistentit të kryeministrit është i rremë. KALLXO.com ka kërkuar sqarime më 11 shkurt, apo 4 ditë më parë, nga Ministria e Punëve të Brendshme për draftin e Projektligjit për pagat. Ministria nuk ka kthyer përgjigje. Përveç kësaj, në draftin e këtij ligji mungon e dhëna sa i përket shumës që do ta ketë një koeficient. Artikulli Arianit Beqiri, asistenti i kryeministrit të Kosovës, ka deklaruar asnjë nga mediat në Kosovë nuk ka kërkuar konfirmim të listës së pagave nga MPB. “Asnjë medium nuk ka kërkuar konfirmim të listave të pagave nga ministria e linjës (MPB)”, ka shkruar Beqiri në një postim në Facebook. Por, deklarimi i Beqirit, që është edhe asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, nuk është i saktë. KALLXO.com më 11 shkurt ka kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me draftligjin për pagat. Këto sqarime janë kërkuar nga Ministria pasi në draftin e Projektligjit që posedon KALLXO.com nuk figuron shuma që do ta ketë një koeficient. Në po të njëjtat pyetje KALLXO.com ka kërkuar që të marrë informacion zyrtar në lidhje me vlerën monetare të koeficientit si dhe kush është grupi punues që ka marrë pjesë në draftimin e Ligjit për paga. Një kërkesë e njëjtë është ripërsëritur sot në emailin dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme. Që nga data 11 shkurt, Ministria e udhëhequr nga Xhelal Sfeçla nuk janë përgjigjur në pyetjet e KALLXO.com. Postimi i Beqirit në Facebook erdhi pas një mori shkrimesh që janë publikuar gjatë ditës së sotme për një draft- projektligj për pagat e zyrtarëve në sektorin publik. KALLXO.com ka siguruar draft-projektligjin në të cilën nuk është përmendur fare vlera monetare e koeficientit por vetëm vlera e cila është rritur deri në 20. Pra zyrtarët publikë të Kosovës në bazë të pozitës do të kenë edhe vlerën e koeficientit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas shkrimeve të publikuara në media sot, reagoi duke thënë se ende nuk ka draft final të Ligjit për paga. Ai madje krahasimet që janë bërë në media për pagat e zyrtarëve shtetërorë i ka quajtur dezinformata, përkundër faktit që Ministria e tij nuk ka dhënë sqarime tash e katër ditë. Në mungesë të vlerës monetare të koeficientit KALLXO.com gjatë ditës së sotme ka raportuar vetëm për koeficientin në numra vlera e të cilave është nga 1 deri në 20. Presidenti ka primatin e të gjithë listës së zyrtarëve publikë. Koeficienti i kësaj pozitë është më i larti sipas draftit të Projektligjit për pagat. “Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe. As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njëjta përcaktohet me ligjin e buxhetit”, thuhet në reagimin e Sveçlës. “Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese. Ju bëjmë me dije që ministria jonë do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njëjti të finalizohet”, thotë tutje Sveçla. Ligji i ri për pagat e sektorit publik ka filluar të hartohet në vitin 2022 pasi më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Sipas vendimit të Gjykatës, Ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës dhe shkaktonte “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software