About: http://data.cimple.eu/claim-review/778dfcf77a3ce2bdef80642bd7c78023026df4e3b670d3b7610436d9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Promovimi i ‘barit për rënie në peshë’ me mjekë të rrejshëm Deklarata Studimet e kryera nga laboratorë të pavarur evropianë konfirmojnë pa asnjë dyshim se formula e krijuar nga amerikanët ju mundëson të humbni 15 kilogramë në 30 ditë në mënyrë të sigurt, pa ndjekur dieta ose pa pasur nevojë të ushtroheni Vlerësimi Rrenë Postimi “Studimet e kryera nga laboratorë të pavarur evropianë konfirmojnë pa asnjë dyshim se formula e krijuar nga amerikanët ju mundëson të humbni 15 kilogramë në 30 ditë në mënyrë të sigurt, pa ndjekur dieta ose pa pasur nevojë të ushtroheni” nuk është i bazuar në fakte. Artikulli që promovon shitjen e një bari është i bazuar në fakte të rreme, pasi në artikull janë përdorë emra të mjekëve fiktiv të cilët janë ilustruar me fotografi të realizuara për ilustrim të profesionit të mjekut. Dietologët thonë se produkti nuk ofron asnjë informacion për përmbajtjen e tij gjë që e bënë atë të dyshimtë. Artikulli Më 30 janar 2024, faqja e internetit, ‘cashkoval.com’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull: “Formula e parë e shpikur ndonjëherë për të aktivizuar djegien automatike të dhjamit në trup”. I njëjti artikull është publikuar edhe nga faqja në Facebook, ‘Goro daetivas’ (arkiva). “Shkencëtarët në të gjithë botën janë ende të mahnitur, por ne po përballemi me një ngjarje të vërtetë. Studimet e kryera nga laboratorë të pavarur evropianë konfirmojnë pa asnjë dyshim se formula e krijuar nga amerikanët ju mundëson të humbni 15 kilogramë në 30 ditë në mënyrë të sigurt, pa ndjekur dieta ose pa pasur nevojë të ushtroheni. Kështu të gjithë humbin peshë, pavarësisht nga mosha, gjinia, stili i jetës, shkaqet dhe niveli i zhvillimit të mbipeshës. Është një progres i vërtetë”- shkruan në artikull. Ky artikull pretendon se citon 4 doktorë të cilët, sipas shkrimit, janë përgjegjës për “përparimin global në luftën kundër mbipeshës dhe obezitetit” dhe ata janë: “Prof Eduard M, që është Shef i grupit të Kërkimit, specialist në Transformimet Metabolike, prof Filip S, që sipas artikullit thuhet se është specialist i Shkëmbimit të Nano-qelizave, prof. Julian T, Specialist i Biologjisë Makromolekulare dhe prof. Elizabeta S. Specialiste e Gjenetikës së Aplikuar. Krypometër ka kontrolluar fotografitë që i janë bashkangjitur këtyre emrave. Fotografia që është shënuar se është “prof Eduard M”, pas kërkimit me Google Lens dhe Yandex.com rezulton se përdoret si fotografi ilustruese për profesionin e mjekut. I njëjti person ka realizuar shumë fotografi të ngjashme, të cilat mund të shkarkohen apo blihen. Në kërkimet në “Yandex” për fotofrafinë e dytë, pra kinse të “prof Filip S”, rezulton se personi në fotografi është ‘Esteban Barragan’, dentist nga Meksika. Krypometër, përmes kërkimeve me emrin e “Esteban Barranga” në YouTube ka gjetur disa video, në të cilat ai flet si stomatolog. Kurse fotografia që është prezantuar si “prof. Julian T”, pas kërkimet në “Yandex” rezulton se është fotografi për ilustrimin e profesionit të mjekut. I njëjti person ka realizuar disa fotografi të cilat mund të shkarkohen apo blihen dhe të njëjtat të përdoren për ilustrim të profesionit të mjekut. Edhe fotografia e katërt që është prezantuar në këtë shkrim si “prof. Elizabeta S. E” është realizuar për ilustrim të profesioneve të caktuara që mbajnë gratë, duke përfshirë ilustrimin e profesionit të mjekes (shiko TinEye dhe Yandex). Artikulli për humbje të peshës promovon edhe një produkt me emrin “Bio Light”. Krypometër ka kontrolluar nëse ky produkt është pjesë e Listës së produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës. Nga këto kërkime del që ky produkt nuk është pjesë e kësaj liste. Krypometër ka pyetur edhe dietologen dhe specialisten e mjekësisë, Dhurata Halabaku, por ajo ka thënë se nuk e njeh këtë produkt dhe nuk është pjesë e produkteve të sugjeruara për dobësim. Ajo ka thënë për Krypometër se para se të fillojnë me dietën për personat mbipeshë, fillimisht bëhet testi i intolerancës. “Pa, plan ushqimor, pa anamnezë a ka probleme shëndetësore, profesioni?. Për mu ky produkt është shumë i dyshimtë. As numri i telefonit, as përmbajtje të substancave. Dieta (plane ushqimore) të personalizuara”- është thënë në përgjigjen e Dr. Halabakut të datës 30/01/2024. Dr; Halabaku ka thënë se rekomandon që të bëhen teste të intolerancës ushqimore. Dhurata Halabaku ka studiuar në Akademinë Italiane të Nutricionit për të qenë këshilltare për Nutricion dhe Dietologji. Kurse Astrit Haxhijaha, që është specialist i farmacisë klinike, ka thënë se ky produkt mund të jetë supliment bio, mirëpo nuk ka asnjë përshkrim që garanton rezultatet e prezantuara në këtë artikull. “Sipas fotos, produkti është vitaminë për një trup të shëndetshëm, por s’po e di sa përdoret për dobësim”- thuhet në përgjigjen e Haxhijahës për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software