About: http://data.cimple.eu/claim-review/79699c8401854a82a687dbf9594e10a028ca5b580f083b2f36dbdcf9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata që i mveshet rrejshëm Lumir Abdixhikut për koalicion me LVV Deklarata “Edhe nga LDK-ja thonë se nuk e përjashtojnë koalicionin me VV-në: Në politikë s’duhet thënë kurrë ‘jo’” Vlerësimi Me kos Mbishkrimi “Edhe nga LDK-ja thonë se nuk e përjashtojnë koalicionin me VV-në: Në politikë s’duhet thënë kurrë ‘jo’”- i vendosur mbi fotografinë e Lumir Abdixhikut nuk është i saktë. Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se “nuk ka asnjë deklaratë të përafërt me këtë” që është publikuar në rrjetet sociale, nga kreu i LDK, Lumir Abdixhiku. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku deri më 27.02.2025 nuk ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Abdixhiku para mbajtjes së Zgjedhjeve kishte thënë se nuk bëjnë koalicion me Vetëvendosjen, ndërsa pas publikimit të rezultateve të para të Zgjedhjeve ai kishte thënë “qëndrimet e mia e të LDK paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme”. Artikulli Më 21.02.2025, faqja në rrjetin social Threads tvsupersky (arkiva) ka publikuar fotografi të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut me mbishkrimin “Edhe nga LDK-ja thonë se nuk e përjashtojnë koalicionin me VV-në: Në politikë s’duhet thënë kurrë ‘jo’”. I njëjti postim që aludon se një deklaratë e tillë është dhënë nga Abdixhiku, është shpërndarë edhe nga faqja në Facebook Gazeta Momenti (arkiva). Krypometër përmes kërkimit në internet me fjalët kyçe, nuk ka gjetur ndonjë deklaratë të tillë të Abdixhikut, mirëpo ka gjetur një artikull që flet për një deklaratë të kandidatit për Deputet të LDK, Nuredin Ibishit, e jo për një qëndrim të unifikuar të LDK. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafën për të sqaruar se postimi në fjalë nuk ndërlidhet me deklaratat që ka thënë kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, njëherit kandidat për Kryeministër nga kjo parti. “Kjo është fake news. Nuk ka asnjë deklaratë të përafërt me këtë.”- ka thënë Mustafa për Krypometër. Nuredin Ibishi në një intervistë ka thënë se një Qeveri e LVV me pakicat nuk do të ishte e qëndrueshme dhe për këtë duhet një koalicion i partisë fituese të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, me partitë e tjera, PDK, LDK dhe AAK- NISMA. “Nuk përjashtohet. Edhe pse ka pasur deklarime, por jam bind se në politikë s’duhet thënë kurrë jo… Nuk jam në lidership të partisë, por nuk duhet shkëputur asnjë mundësi.”- ka thënë Ibishi kur është pyetur në emisionin InfoNata në Tëvë1. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishte edhe kandidat për Kryeministër, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit diplomatik të SHBA, Britanisë së Madhe, Bashkimit Europian, Francës dhe Italisë. Abdixhiku ka bërë të ditur se me të gjithë ka diskutuar mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë- përfshirë dhe ato të mërgatës. “Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi, siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë.”- ka shkruar ai, më 21.02.2025. Pas publikimit të rezultateve preliminare të Zgjedhjeve, Abdixhiku ka deklaruar se qëndrimet paraelektorale të tij dhe të LDK mbeten edhe zotime të sotme. “Pavarësisht të gjithave, siç e thashë në Konferencën e natës së Zgjedhjeve, ky rezultat nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, sepse populli i Kosovës ka të tjera preferenca. I respektojmë. Do t’i respektojë këto preferenca, sepse nuk di ndryshe! Qëndrimet e mia e të LDK paraelektorale mbeten edhe zotime të sotme. Le të mësohemi me një politikë, ku mbajtja e fjalëve është standard bazik e ku marrja e pushtetit me çdo kusht nuk është qëllim!”- ka shkruar Abdixhiku, më 12.02.2025. Tri ditë para Zgjedhjeve, më 06.02.2025, Abdixhiku ishte shprehur i prerë se nuk bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai në intervistën për Rubikon tha se arsyeja pse nuk bën bashkëqeverisje me LVV lidhet me atë se partinë e tij e quajtën bashkëpunëtore të Serbisë. “Unë jam i ri në politikë, por nuk mund të bashkëpunoj me dikë që më konsideron bashkëpunëtor të Serbisë. Nëse kështu e keni bindjen, kjo nuk shkon. Ose duhet me dalë me sqaru para popullit. Po, s’më vyen sqarimi. Kjo nuk është personale. Është partiake. Ai e konsideron se LDK duhet të mbytet, duhet të shuhet, është pro- Vuçiq. Në rrethana të tilla, unë nuk fal. Parimet nuk i thej me ditë që me kushton me jetë (karrierë). Nuk e fal.”- u zotua Abdixhiku. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha vendvotimet, më 21.02.2025. Njëherësh është kryer verifikimi i votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për Deputet. Tani ka mbetur numërimi i votave me kusht, votave nga jashtë dhe votave të personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të bëhet çertifikimi i rezultatit zgjedhor dhe të dihet saktë se nga sa deputetë do t’i marrin partitë që kanë kaluar pragun zgjedhor dhe partitë e komuniteteve pakicë në vend. Sipas rezultateve të tanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka 47 mandate, Partia Demokratike e Kosovës ka 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, koalicioni AAK- NISMA 8, ndërkaq 10 mandate kanë komunitetet joserbe dhe 10 të tjera komuniteti serb, prej të cilave 9 mandate Lista Serbe dhe 1 mandat Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë që udhëhiqet nga ministri aktual për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software