About: http://data.cimple.eu/claim-review/797c13c47e07b2be928d1d5e8b17780a75f0497ff98bf74e8f65040a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e mediave në Kosovë për avancimin e Kosovës në AP të NATO Deklarata Maqedonci: Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Lajmi me titull “Maqedonci: Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO” përmbanë informacione të pasakta. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nuk ka thënë se Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO si pretendohet në këto lajme të publikuara në disa media në Kosovë, duke përfshirë faqen e Televizionit Publik të Kosovës. Maqedonci ka thënë se “me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të NATO, gjë që sigurisht se do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit.” Asambleja e NATO dhe NATO janë dy institucione të ndara që kanë misione të ndara. Artikulli Më 27.05.2024, faqja në Facebook e Radio Televizionit të Kosovës- RTK (arkiva)” ka publikuar një fotografi të ministrit të Mbrojtjes me mbishktimin: “Maqedonci: Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO”. Artikulli me të njëjtin titull u shpërnda në disa faqe të Facebook-ut si; Ekonomia Online (arkiva), Kosova Sot (arkiva), Arbresh.info (arkiva), Syri Tv (arkiva), RTV21 (arkiva), DTV (arkiva), TV Arbëria (arkiva), Dosja.al (arkiva), Rahoveci.INFO (arkiva), Korrespodenti (arkiva), 07 Press (arkiva), ZHURNAL.MK (arkiva), Lajme Online (arkiva), Gazeta Reale (arkiva), lajmi.net (arkiva), Gazeta Aktuale (arkiva), VOAL (arkiva), Infosot.com (arkiva), Sinjali (arkiva), T7 (arkiva), FAKTI DITOR (arkiva), Shqip.com (arkiva) dhe Fokusi Info (arkiva). Faqet që janë publikuar në këtë artikull u janë referuar një postimi të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili kishte reaguar pas avancimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar të kësaj organizate. Mirëpo, Krypometër ka analizuar postimin e ministrit Ejup Maqedonci dhe i njëjti nuk ka thënë se “Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO” si është raportuar në këto media. Maqedonci në postimin e tij ka shkruar se “Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të NATO, gjë që sigurisht se do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit”. Pra, ai ka folur për anëtarësimin e plotë në “Asamblenë Parlamentare të NATO-së” e jo në NATO. Krypometër ka dërguar pyetje te ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për të sqaruar edhe njëherë deklarimin e tij. Maqedonci ka sqaruar se në postimin e tij në Facebook nuk ka thënë “jemi një hap larg anëtarësimit në NATO” por ka thënë se “Kosova është një hap larg anëtarësimit të plotë në Asamblenë e NATO-së”. Dallimi në mes të Asamblesë së NATO dhe NATO Asambleja Parlamentare është krijuar në mënyrë të pavarur nga NATO dhe është institucionalisht e ndarë nga struktura e NATO. Megjithatë, Asambleja shërben si një lidhje thelbësore midis NATO dhe parlamenteve të vendeve të NATO. Mbi këtë bazë, Asambleja ka zhvilluar në mënyrë progresive një bashkëpunim aktiv dhe të gjerë me autoritetet politike dhe ushtarake të NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u drejtohet anëtarëve të Asamblesë në Sesionet Pranverore dhe Vjetore si dhe në ngjarje të tjera gjatë gjithë vitit. Gjatë çdo viti, Asambleja organizon disa aktivitete të përbashkëta me NATO, si seminare dhe programe trajnimi për parlamentarët ose stafin parlamentar. Stafi i Sekretariatit të AP të NATO në Bruksel gëzon marrëdhënie të forta dhe produktive me homologët e tyre në NATO. Marrëdhëniet e Asamblesë së NATO me NATO bazohen në njohjen reciproke se politikat e Aleancës duhet të mbështeten në konsensusin e gjerë kombëtar në vendet anëtare dhe se parlamentet janë lojtarë kyç në këtë drejtim dhe kanale thelbësore për qytetarët. Përmes këtij partneriteti pozitiv, NATO dhe Asambleja demonstrojnë gjithashtu se NATO është një Aleancë e bazuar në vlerat e përbashkëta dhe që synon të forcojë institucionet demokratike. Ndërkaq, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, është organizatë ndërqeveritare qëllimi i së cilës është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj përmes mjeteve politike dhe ushtarake. Në aspektin politik, NATO promovon vlerat demokratike dhe u mundëson anëtarëve të konsultohen dhe të bashkëpunojnë për çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë për të zgjidhur problemet, për të ndërtuar besimin dhe në planin afatgjatë, për të parandaluar konfliktin. Kurse në planin ushtarak, NATO është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka fuqinë ushtarake për të ndërmarrë operacione të menaxhimit të krizave. Njëra prej shtyllave kryesore të NATO është mbrojtja e përbashkët e paraparë në Nenin 5 të Traktatit Veri-Atlantik, që do të thotë se sulmi ndaj një anëtari të NATO është sulm ndajë tërë Aleancës, pra gjithë anëtarëve të NATO. Aktualisht, NATO ka 32 vende anëtare, përderisa anëtarësimi në NATO është i hapur për “çdo shtet tjetër evropian në një pozicion për të çuar përpara parimet e këtij Traktati dhe për të kontribuar në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”. Çka nënkupton statusi i asocuar ne Asamblenë e NATO? Asambleja Parlamentare e NATO përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO. Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 10 vende të asocuara (duke përfshirë Kosovën), 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 7 delegacione vëzhguese parlamentare. Anëtarët e asocuar kanë disa kompetenca, si: propozimin e rezolutave të reja, ndryshimin e rezolutave, të jenë raportues specialë të asocuar në komitete për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet Asamblesë Parlamentare të NATO. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj. Me anëtarësimin e Kosovës janë bërë dhjetë anëtarë të asocuara- në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse në Asamblenë e NATO-së. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar. Edhe njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish Inspektor i Përgjithshëm në AKI, Burim Ramadani ka sqaruar avancimin e Kosovës. Ramadani thekson se AP e NATO është institucion i pavarur nga NATO. Ai shpjegon se avancimi në status të asocuar për Kosovën aty është shenjë e mirë e mbështetjes Euro-Atlantike, por krejtësisht simbolik. “Asambleja Parlamentare e NATO është institucion i pavarur nga NATO. Ajo shërben si urë lidhëse për të avancuar të kuptuarit e politikave të NATO në shtete veç e veç. Avancimi në status të asocuar për Kosovën aty është shenjë e mirë e mbështetjes Euro-Atlantike, por krejtësisht simbolik. Rruga e Kosovës drejt NATO duhet të jetë synimi kryesor i Kosovës”- ka shkruar Ramadani në Facebook. Më tej, ai tregon hapat që Kosova duhet të ndjekë drejt NATO. “Dialogun Politik NATO- Kosovë, aranzhmane të reja operacionale NATO-Kosovë, ftesë në Planin e Veprimit për Anëtarësim, pranim të Përfaqësisë Diplomatike të Kosovës në NATO, partneritet për Paqe”- sqaron Ramadani. Ramadani ishte emëruar Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së në nëntor të vitit 2019, përderisa në vitin 2022 ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes (fillimisht zëvendësministër i FSK-së) në vitin 2019 dhe Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO. Ndër detyrat tjera, gjatë viteve 2018- 2019, Ramadani ka udhëhequr punën ndërinstitucionale për hartimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software