About: http://data.cimple.eu/claim-review/79fd2dadd009b276d50508cf680f29a94c49f2641e9c926f0fac1b6c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: KALLXO.com Haradinaj përgenjeshtron Pal Lekajn për çmimin e autostradës Deklarata Ai (Pal Lekaj) tha se ky projekt është më gjiganti dhe më atraktivi që po realizohet nga Qeveria Haradinaj dhe se ky projekt do të realizohet me buxhetin e shtetit pa huamarrje. Vlera e përafërt e këtij projekti do të sillet rreth 590 milionë euro, kurse me shpronësime rreth 1 miliard euro, me financim të ndarë në katër vite qeverisje. Gjakova do t’i ketë 3 hyrje-dalje në këtë autostradë, kurse qasja më e afërt e Gjakovës do të jetë në distancë prej 4.1 kilometra Vlerësimi Rrenë Ramush Haradinaj ka thënë se çmimin e Autostradës së Dukagjinit nuk e di askush. Kështu, ai e ka demantuar Pal Lekajn, i cili kishte deklaruar se autostrada ka një kosto mbi 1 miliardë euro. Artikulli Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj duke folur për çmimin e autostradës së Dukagjinit, thotë se askush nuk e di se sa do të kushtoj kjo autostradë. I përballur me deklaratat e ministrit të partisë së tij, Pal Lekaj, Haradinaj deklaron se nuk ka çmim të paracaktuar për autostradën “A më keni dëgju njëherë duke thanë sa kushton? Nuk e di kurrkush çmimin. Nuk ka çmim të paracaktuar, qitet një fizibilitet, bëhet një projekt i detajuar”, tha Haradinaj në Debat Pernime. “Nuk është ashtu Jeta”, tha Haradinaj kur u sfidua nga Xharra se Lekaj e ka thënë çmimin se projekti i autostradës do të kushtojë mbi 1 milard euro. Mirëpo, vet Lekaj ka deklaruar se autostrada do të kushtoj mbi 1 miliard euro. Më 15 janar të këtij viti, Ministria e Pal Lekajt kishte dërguar një komunikatë për media ku kishte cituar Pal Lekajn, duke e përmendur çmimin e autostradës së Dukagjinit. “Ai (Pal Lekaj) tha se ky projekt është më gjiganti dhe më atraktivi që po realizohet nga Qeveria Haradinaj dhe se ky projekt do të realizohet me buxhetin e shtetit pa huamarrje. Vlera e përafërt e këtij projekti do të sillet rreth 590 milionë euro, kurse me shpronësime rreth 1 miliard euro, me financim të ndarë në katër vite qeverisje. Gjakova do t’i ketë 3 hyrje-dalje në këtë autostradë, kurse qasja më e afërt e Gjakovës do të jetë në distancë prej 4.1 kilometra”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software