About: http://data.cimple.eu/claim-review/7a0507563c3175a22a771cd1c5e76cf9fa88f4bee93610bcc7810ebd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Alban Hyseni- Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022 Rrena e kryetarit të Gjilanit se Albin Kurti ishte në veri Deklarata Alban Hyseni (11.12.2022) – “Unë po ju lus shumë që të keni mirëkuptim përafërsisht 15 – 20 minuta deri sa të na bashkohet kryeministri në mënyrë që të mund të fillojmë me atë se si kemi planifikuar si skenar për sonte. E di që keni ardh më herët. Ne kemi qenë gjithçka gati por vizita e kryeministrit në veri në vendin ku po shërbejnë djemtë dhe vajzat tona më të mira për ta mbrojtur ligjshmërinë në vendin tonë… (ka duartrokitje të të pranishmëve)… Pra besoj që kjo vizitë e kryeministrit na jep të drejtën të vonohemi pak më tepër. Vlerësimi Rrenë Deklarata e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, se kryeministri Albin Kurti ishte në veri më 11 dhjetor 2022, nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti nuk ishte në veri, por ishte në kampin “Belvedere” të Policisë së Kosovës, i cili gjendet në Mitrovicën e Jugut. Se Kurti ka qenë në këtë kamp më 11 dhjetor, e ka konfirmuar vetë ai në fjalimin që e ka mbajtur atë ditë në Gjilan por edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Artikulli Para fillimit të organizimit për shpalosjen e raportit 1-vjeçar të qeverisjes komunale, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, më 11 dhjetor 2022, kishte deklaruar se organizimi do të fillonte pak me vonesë për shkak se kryeministri Kurti ishte në një vizitë në veri. Ai këtë deklaratë e bëri para të pranishmëve që ishin në sallë për ta arsyetuar mosfillimin e këtij organizimi me kohë. Atë ditë, media si Indeksonline.net, syri.net, lajmi.tv, disidenti.net, kishin publikuar lajme me informacionin se kryeministri Kurti kishte shkuar në veri, duke u bazuar në fjalimin e Hysenit, i cili ishte transmetuar LIVE në Radio STAR Gjilan. “Unë po ju lus shumë që të keni mirëkuptim përafërsisht 15 – 20 minuta deri sa të na bashkohet kryeministri në mënyrë që të mund të fillojmë me atë se si kemi planifikuar si skenar për sonte. E di që keni ardh më herët. Ne kemi qenë gjithçka gati por vizita e kryeministrit në veri në vendin ku po shërbejnë djemtë dhe vajzat tona më të mira për ta mbrojtur ligjshmërinë në vendin tonë… (ka duartrokitje të të pranishmëve)… Pra besoj që kjo vizitë e kryeministrit na jep të drejtën të vonohemi pak më tepër. Me lejen e juaj unë do të dal jashtë ta pres kryeministrin deri sa të vjen më pas na bashkohet dhe vazhdojmë” – kishte deklaruar Hyseni. Më 11 dhjetor, kryeministri Kurti, nuk e ka vizituar veriun por ishte në vizitë në kampin e Policisë së Kosovës “Belvedere” që gjendet në Mitrovicën e Jugut. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Këtë konfirmim Kryeziu e kishte bërë pas interesimit të KALLXO.com, pasi që në ditën e njëjtë, pra më 11 dhjetor 2022, edhe media online e Televizionit Publik rtklive.com ka publikuar një artikull me titullin “Kurti vizitoi veriun, takoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje”. Pas kësaj, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Besart Selimin, nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit në lidhje me deklaratën e Alban Hysenit se kryeministri ishte në veri më 11 dhjetor. Ai ka thënë se për këtë ka pasur një keqkuptim ndërmjet kabinetit të kryetarit Hyseni dhe kabinetit të kryeministrit Kurti. “Siç edhe e kemi paralajmëruar që në raportin njëvjeçar të kryetarit Alban Hyseni do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, po në atë ditë ka patur zhvillime në pjesën veriore të Kosovës. Ne kemi marrë informacion se kryeministri do të vonohet për arsye se gjendet në Mitrovicë, me ç’rast ka ndodhur një keqkuptim ndërmjet Kabinetit të Kryetarit dhe Kabinetit të Kryeministrit. Për korrektësi, më vonë Kryeministri Kurti gjatë fjalimit tregoi që ishte prezent në kampin e Policisë së Kosovës ‘Belvedere’” – tha Selimi për KALLXO.com. Gjatë fjalimit të Kurtit në Gjilan, më 11 dhjetor 2022, ai kishte sqaruar se kishte qenë në kampin “Belvedere” dhe se kishin qëndruar më shumë se që kishin planifikuar. Kurti kishte treguar po ashtu se teksa po shkonin në Gjilan, një veturë e eskortës së tij kishte pësuar aksident por nuk kishte të lënduar. Më 10 dhjetor 2022, grupe të qytetarëve serbë kanë bllokuar rrugët kryesore në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok dhe në këtë mënyrë kanë pamundësuar në tërësi qarkullimin me vetura. Barrikadat janë vendosur pas alarmit të lëshuar dmë 10 dhjetor 2022 kur edhe u arrestua ish-zyrtari policor Dejan Pantiq, nën dyshimet se organizoi sulmin ndaj zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor që gjendet në Mitrovicën e Veriut. Në katër komunat me shumicë serbe situata nisi të tensionohej një javë më parë, kur fillimisht zyrtarët e lartë të përzgjedhur nga KQZ nuk u lejuan që të futeshin brenda zyrave komunale për të nisur procesin e zgjedhjeve që ishin paralajmëruar të mbaheshin më 18 dhe 25 dhjetor. Zyrat e KKZ-së u sulmuan me mjete shpërthyese ndërsa zyrtarët e lartë u tërhoqën dhe nuk vazhduan tutje. Pas incidenteve, me vendim të presidentes së Kosovës, zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës u shtynë për 23 prill. Përgjatë këtyre ditëve pati të raportuara edhe sulme, shkëmbime me armë zjarri mes policisë dhe grupeve kriminale në veri të vendit. Një zyrtar policor është plagosur pasi persona të maskuar gjuajtën me armë zjarri në drejtim të tyre.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software