About: http://data.cimple.eu/claim-review/7b796706d228ef901603dc6d8362fe44606d9f89b328ebbc89344cc9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Murali me figurën e Kamala Harris ka qenë në Atlanta e jo në Prishtinë Deklarata Shqip: TRUMP, NA FAL PËR TË KALUARËN TONË TË SHEMTUAR, KËTU KALLËZOJMË MURALIN KAMALA HARRIS! Prishtina fshin gjurmët e mbështetjes për humbësin e zgjedhjeve amerikane Serbisht: TRAMP, IZVINI ZA NAŠU RUŽNU PROŠLOST, OVDE PRIKAZUJEMO MURAL KAMALE HARRIS! Priština briše tragove podrške gubitniku američkih izbora Vlerësimi Rrenë Shqip: Artikulli me titullin “TRUMP, NA FAL PËR TË KALUARËN TONË TË SHEMTUAR, KËTU KALLËZOJMË MURALIN KAMALA HARRIS! Prishtina fshin gjurmët e mbështetjes për humbësin e zgjedhjeve amerikane”- ka pretendime të rreme. Në Prishtinë nuk ka pasur mural me fotografinë e ish-kandidates për presidente të SHBA-së, Kamala Harris. Murali që pretendohet rrejshëm që është në Prishtinë, ishte bërë në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Serbisht: Članak sa naslovom „TRAMP, IZVINI ZA NAŠU RUŽNU PROŠLOST, OVDE PRIKAZUJEMO MURAL KAMALE HARRIS! Priština briše tragove podrške gubitniku američkih izbora“– ima lažne tvrdnje. U Prištini nije postojao mural sa fotografijom bivše kandidatkinje za predsednika SAD Kamale Harris. Mural za koji se lažno tvrdi da je u Prištini, bio je napravljen u Atlanti, u Sjedinjenim Američkim Državama. Artikulli Më 09.11.2024 në disa media janë publikuar pamje në të cilat shfaqet një person duke e pikturuar në një mur figurën e Kamala Harris, e që pretendohet se është në Prishtinë. Lajmi me përmbajtje të njëjtë është publikuar nga mediumi Pink.rs (arkiva), Politika.rs (arkiva) dhe Pravda.rs (arkiva), eBrocko.net (arkiva). Ndërkaq i njëjti është shpërndarë edhe nga faqja në Facebook Kurir-Planeta (arkiva), mirëpo e njëjta më pas ishte përmirësuar pasi verifikuesit e fakteve nga Raskrinkavanje.me e kanë vlerësuar këtë postim si të rremë. Pas kërkimit në internet, Krypometër ka gjetur se murali në fakt nuk është realizuar në Prishtinë por në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 20.10.2024, autori i muralit, Chris Clark, ka publikuar një fotografi gjatë realizimit të muralit në Atlanta. Kurse më 08.11.2024, pas rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, Clark ka bërë të ditur se murali i Harris gjithnjë ishte menduar që të jetë i përkohshëm. “Murali i Kamala gjithmonë synohej të ishte një mural i përkohshëm. Ka një video që qarkullon nëpër internet ku shihet se është ngjyrosur mbi të, plan ky që ka qenë gjithmonë. Është i njëjti mur ekzakt mbi të cilin bëmë muralin Fight Night disa muaj më parë. Muralet janë menduar të jenë vetëm reklama të përkohshme, jo të zgjasin një jetë të tërë. Trollët tashmë kanë filluar të vizitojnë faqet e mia në mediat sociale. Ata janë shumë të lumtur dhe të gëzuar që e shohin atë tek ngjyroset”- ka shkruar artisti në Instagram. Krypometër ka kërkuar përmes Google Maps (arkiva) ndërtesën në fjalë, dhe ka gjetur adresën e saktë që është “874 Ralph David Abernathy Blvd SW” Atlanta, Georgia. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një intervistë për televizionin publik të Serbisë i është referuar këtij lajmi të rremë, duke pretenduar se në Prishtinë është bërë një mural i tillë. “Imazhi më i mirë, më duket, që shpjegon karakterin e politikanëve shqiptarë në Prishtinë është se ata morën dhe pikturuan një mural me imazhin e Kamala Harris në mes të Prishtinës. Tani filluan të vendosin postera me imazhin e Donald Trump, edhe pse fillimisht e bënë serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë, por Policia e Kosovës filloi t’i heqë ato postera”- ka deklaruar Petkoviq. Edhe kontrolluesi i fakteve në gjuhën serbe, Alternativa si dhe Raskrinkavanje.me e kanë vlerësuar si të rremë këtë lajm, të cilët gjithashtu kanë publikuar edhe videon (arkiva) e deklaratës së Petkoviq. Tutje, mediumi në gjuhën angleze TheMirror.us (arkiva) ka shkruar se “Murali i Kamala Harris në Atlanta është ngjyrosur sipër, pas humbjes së zgjedhjeve”. Ndërkohë, Kamala Harris ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 05.11.2024, nga radhët e Partisë Demokratike. Harris u bë kandidatja demokrate pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara më 21.07.2024 dhe mbështeti nënpresidenten e tij, e cila bashkoi me shpejtësi Partinë Demokratike rreth kandidaturës së saj. Zgjedhjet e datës 05.11.2024 i ka fituar republikani Donald Trump. Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pas fitores ndaj demokrates, Kamala Harris, e cila nuk ia doli të bëhej presidentja e parë grua në Amerikë. Republikani Trump 78-vjeçar ka siguruar votat e 270 anëtarëve të Kolegjit Elektoral, aq sa ishin të nevojshme për t’u bërë president. Trump e kishte shpallur fitoren dhe ka paralajmëruar lidership të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Donald Trump ka qenë president i SHBA-së nga viti 2017 deri më 2021. ****** Mural sa likom Kamale Harris bio je u Atlanti, a ne u Prištini Dana 09.11.2024. u nekoliko medija objavljeni su snimci na kojima se vidi osoba kako fokriva bojom sliku sa likom Kamale Harris na zidu, uz tvrdnju da je to u Prištini. Vest sa istim sadržajem objavili su mediji Pink.rs (arhiva), Politika.rs (arhiva) i Pravda.rs (arhiva), kao i eBrocko.net (arhiva). Ista vest je podeljena i na Fejsbuk stranici Kurir-Planeta (arhiva), ali je kasnije ispravljena nakon što su proverivači činjenica iz Raskrinkavanje.me ocenili ovaj post kao lažan. Posle internet pretrage, Krypometer je utvrdio da mural u stvari nije napravljen u Prištini, već u Atlanti u Sjedinjenim Američkim Državama. Dana 20.10.2024, autor murala Kris Klark objavio je fotografiju tokom izrade murala u Atlanti. A 08.11.2024, nakon rezultata izbora u SAD, Klark je objavio da je mural sa likom Harris uvek bio zamišljen kao privremen. „Mural sa Kamalom je oduvek bio zamišljen kao privremen. Postoji video koji kruži internetom na kom se vidi da je preko njega naneta boja, što je oduvek bio plan. To je isti zid na kojem smo pre nekoliko meseci napravili mural Fight Night. Murali su zamišljeni kao privremeni oglasi, a ne da traju čitav život. Trolovi su već počeli da posećuju moje profile na društvenim mrežama. Veoma su srećni i zadovoljni što vide da se mural prefarbava“– napisao je umetnik na Instagramu. Krypometer je preko Google Maps (arhiva) pronašao zgradu o kojoj se radi i pronašao tačnu adresu: „874 Ralph David Abernathy Blvd SW“ Atlanta, Georgia. Direktor Kancelarije za Kosovo u Vladi Srbije, Petar Petković, u intervjuu za Radio Televiziju Srbije pozvao se na ovu lažnu vest, tvrdeći da je u Prištini napravljen ovakav mural. „Najbolja, čini mi se, slika koja objašnjava kakav je karakter albanskih političara u Prištini, to je što su u sred Prištine uzeli i prekrečili mural sa likom Kamale Harris i sada počeli da lepe ove plakate sa likom Donalda Trampa, iako su prvi Srbi na severu Kosova i Metohije to učinili, ali je Kosovska policija počela da skida te plakate“– izjavio je Petković. I proverivači činjenica na srpskom jeziku, Alternativa i Raskrinkavanje.me, ocenili su ovu vest kao lažnu, i takođe objavili video (arhiva) sa Petkovićevom izjavom. Dalje, medij na engleskom jeziku TheMirror.us (arhiva) napisao je da je „Mural Kamale Harris u Atlanti prefarban nakon poraza na izborima“. Kamala Harris bila je kandidat na predsedničkim izborima u SAD 05.11.2024. iz redova Demokratske partije. Harris je postala kandidatkinja demokrata nakon što se predsednik Joe Biden povukao iz trke 21.07.2024. i podržao svoju potpredsednicu, koja je brzo ujedinila Demokratsku partiju oko svoje kandidature. Izbore 05.11.2024. dobio je republikanac Donald Tramp. Tramp će se vratiti u Belu kuću nakon pobede nad demokratkinjom Kamalom Harris, koja nije uspela da postane prva žena predsednica Amerike. Republikanac Tramp, star 78 godina, obezbedio je 270 glasova članova Elektorskog koledža, koliko je bilo potrebno da postane predsednik. Tramp je proglasio pobedu i najavio snažno liderstvo Sjedinjenih Američkih Država. Donald Tramp bio je predsednik SAD od 2017. do 2021. godine.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software