schema:text
| - Fotografitë e manipuluara të kryeministrit Kurti
Deklarata
Betohem kurrë ska vjedhë Martini
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia e përdorur në videon e publikuar me mbishkrimin “Betohem kurrë ska vjedhë Martini” është fabrikuar përmes inteligjencës artificiale duke përdorur fytyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë fotografi, Kurti paraqitet në uniformën e komandantëve të ushtrisë së Çeçenisë. Edhe fotografia tjetër e publikuar nga faqja e njëjtë me mbishkrimin “1998/99 Të zhdukur tani në Front Rrjete Sociale/ Komandanti suprem dhe ushtaret që 24 orë shajn e fyejn në rrjete sociale nënat shqiptare”- është e fabrikuar përmes inteligjencës artificiale duke përdorur fytyrën e kryeministrit Kurti. Edhe këtu Kurti paraqitet rrejshëm në uniformë ushtarake.
Artikulli
Më 19.09.2024 faqja në Facebook “Drenica Graphic” ka publikuar (arkiva & arkiva) një video me mbishkrimin “Betohem kurrë ska vjedhë Martini”.
Përmes makinës së kërkimit PimEyes, Krypometër ka gjetur se në këtë video është përdorur fotografia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të prodhuar këtë video të fabrikuar përmes inteligjencës artificiale.
Krypometër, përmes kërkimit në Yandex ka gjetur se këtë fotografi është vendosur uniforma që përdorin udhëheqësit e ushtrisë në Çeçeni.
E njëjta faqe, “Drenica Graphic”, më 18.09.2024 ka publikuar edhe një fotografi tjetër në të cilat pretendohet se është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo fotografi është publikuar me mbishkrimin “1998/99 Të zhdukur tani në Front Rrjete Sociale/ Komandanti suprem dhe ushtaret që 24 orë shajn e fyejn në rrjete sociale nënat shqiptare”.
Përmes makinës së kërkimit PimEyes, Krypometër ka gjetur se edhe në këtë fotografi është përdorur fytyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të prodhuar këtë fotografi përmes inteligjencës artificiale.
Albin Kurti është kryetar i partisë Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministër i Republikës së Kosovës.
Ai iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht të vitit 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.
Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi. Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë dhe u arrestua nga policia serbe më 27.04.1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10.06.1999, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 07.12.2001.
Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tri mandate me radhë. Ai gjithashtu ka shërbyer si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.
Në tri palë zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare në Kosovë, më 2017, 2019 dhe 2021, Kurti ka qenë kandidat i LVV-së për kryeministër.
Në zgjedhjet e mbajtura më 14.02.2021, lista e LVV-së fitoi 50.28% të votave, ndërkaq Qeveria Kurti 2 u votua më 22.03.2024.
|