About: http://data.cimple.eu/claim-review/7e0d306364780c3a2022624bcac34cd7246dbef75630dd5944c5d65f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Atdhe Mulla Huqja e Policisë për objektin e shembur Deklarata Deklarata: “Fushë Kosovë 22.04.2019 – 20:25. Raportohet se gjatë kryerjes së punimeve në një ndertesë është rrëzuar pllaka e betonit në të cilën ishin duke punuar disa punëtorë…. Vlerësimi Rrenë Policia e Kosovës ia ka huq komunës në të cilën gjendet ndërtesa të cilës iu shemb një pllakë e betonit. Territorialisht, ajo ndërtesë është konfirmuar se është në Komunën e Prishtinës. Pra, Komuna e Prishtinës ka dhënë leje dhe inspektorati i kësaj komune është përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve. Artikulli Policia e Kosovës njoftoi për shembjen e një pllake te një ndërtese në ndërtim e sipër në Fushë Kosovë. “Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Elez Berisha” në zonën industriale në Fushë Kosovë, është shembur një pllakë nga një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër”, ka deklaruar Flora Ahmeti gjatë mbrëmjes së 22 prillit. Se objekti është në territorin e Fushë Kosovës, Policia e Kosovës e tha edhe dje (e martë) në raportin 24 orësh që ua dërgon mediave çdo ditë. “Fushë Kosovë 22.04.2019 – 20:25. Raportohet se gjatë kryerjes së punimeve në një ndërtesë është rrëzuar pllaka e betonit në të cilën ishin duke punuar disa punëtorë. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e forcave të rendit të dërguar sot. Por, me këtë nuk u pajtua komuna e Fushë Kosovës. Kjo komunë reagoi duke thënë se objekti të cilës iu shemb pllaka gjatë punimeve është e Komunës së Prishtinës. “Komuna e Fushë-Kosovës, reagon lidhur me lajmin se është shembur një objekt në komunën e Fushë-Kosovës. Ky lajm është i pasaktë dhe i pavërtetë dhe është i habitshëm përse nuk verifikohen informacionet dhe të dhënat por ato plasohen në mënyrë të pasaktë dhe të pavërtetë. Objekti është i Komunës së Prishtinës”, ishte reagimi i Komunës së Fushë Kosovës. Se objekti është në territorin e Komunës së Prishtinës, dje gjatë ditës e tha edhe Drejtori i Inspekcionit në kryeqytet, Adonis Tahiri. Për më tepër, ai njoftoi se mori të gjitha masat e nevojshme që mos të fillohen punimet pa u bërë pastrimi i vendpunishtës. “Mbrëmë, në rrugën “Elez Berisha” në Zonë Industriale, është shembur një pjesë e pllakës së një objekti në ndërtim e sipër, me leje ndërtimore. “Inspektori i zonës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konstatuar se në proces të betonimit, është shembur një pjesë e pllakës së katit të parë. Me procesverbal, pala është obliguar që menjëherë ta sigurojë vendpunishten dhe hapësirën përreth duke i larguar pjesët e dëmtuara. Gjithashtu, pala nuk mund të vazhdojë me punët sipas lejes ndërtimore, pa e sjellë në Drejtorinë e Inspekcionit raportin e stabilitetit të ndërtesës”, shkroi Tahiri në “Facebook”. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software