Rrena se reagimi i SHBA-së ishte kundër serbëve
Deklarata
SHBA i reagon serbeve pas ngjarjes me Gazetaret ne Veri
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “SHBA i reagon serbeve pas ngjarjes me Gazetaret ne Veri” nuk është mbështetur në fakte. Ambasadori Hovenier në reagimin e tij nuk i ka përmendur asnjëherë serbët, por ai ka reaguar për sulmet ndaj gazetarëve në veri pa ia vënë fajin një etnie.
Artikulli
Më 26 dhjetor 2022 faqja e internetit web.news34posts.com ka publikuar një artikull me titull: “SHBA i reagon serbeve pas ngjarjes me Gazetaret ne Veri”.
Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja Shqip Lajme më 26 dhjetor 2022.
Ndonëse në titull thuhet se reagimi i SHBA-së është ndaj serbëve, një gjë e tillë nuk argumentohet në artikull.
Në reagimin që e ka bërë Ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, Jeff Hovenier në Twitter nuk i është drejtuar serbëve.
Ai ka thënë se “Shtetet e Bashkuara i bashkangjiten Organizatës Joqeveritare të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Bashkimi Evropian në Kosovë duke dënuar ashpër sulmet e fundit në një seri sulmesh kundër gazetarëve kosovarë. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë pa kërcënime dhune dhe frikësimi. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është themeli i demokracisë”.