schema:text
| - Pretendimi i rremë për shqiptarizim të serbëve në Kosovë
Deklarata
Shqip: Përmes patent shoferit, Vuçiq në Kosovë po i kthen serbët në shqiptarë!
Serbisht: Dr Jakšić pokazao konkretno: Vučić preko vozačke dozvole od Srba pravi Albance na Kosovu!
Vlerësimi
Me kos
Shqip: Pretendimi se “Përmes patent shoferit, Vuçiq në Kosovë po i kthen serbët në shqiptarë!” është i rremë. Nga Agjencinë e Regjistrimit Civil kanë thënë se qytetarëve nuk i kërkohet të ndërrojnë kombësinë kur aplikojnë për ndërrim të patent shoferit. Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që qytetarët serbë që kanë pasur patentë shofer të lëshuar nga institucionet ilegale paralele të Serbisë mund të pajisjen me patent shoferë legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës pa iu nënshtruar testeve.
Serbisht: Tvrdnja da “Vučić preko vozačke dozvole od Srba pravi Albance na Kosovu!” je lažna. Agencija za civilnu registraciju je izjavila da građanima nije potrebno da menjaju nacionalnost kada podnose zahtev za zamenu vozačke dozvole. Ministarstvo Unutrašnjih Poslova je odlučilo da građani Srbi, koji imaju vozačke dozvole izdate od strane nelegalnih paralelnih institucija Srbije, mogu dobiti legitimne i zvanične vozačke dozvole Republike Kosovo bez polaganja ispita.
Artikulli
Më 19.05.2024, faqja në rrjetin social Threads “srbininfo” (arkiva) ka publikuar një postim nga një konferencë për media që ishte mbajtur më 16.05.2024 në qendrën e shtypit në Beograd (Arkivi).
Mbishkrimi i këtij postimi është se “Dr. Jakshiq tregoi konkretisht: Përmes patent shoferit, Vuçiq në Kosovë po i kthen serbët në shqiptarë!”.
Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar me Agjencinë e Regjistrimit Civil.
Udhëheqësi i Divizionit për patent shoferë në Agjencinë e Regjistrimit Civil, Rifat Limani tregoi se një pretendim i tillë nuk qëndron, pasi personat që pajisjen me patent shofer të Kosovës nuk i kërkohet që të ndërrojnë nacionalitetin.
“Me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm se ndërrohet patent shoferi, asnjë e dhënë personale nuk ndërrohet”- tha Limani për Krypometër.
Më 07.05.2024, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar (arkiva) qytetarët që janë të pajisur me patent shofer të lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, mund të pajisen me patente shoferi të lëshuara nga institucionet legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës.
Tutje në njoftimin e ministrisë thuhet se ndërrimi i patent shoferit bëhet vetëm përmes aplikimit dhe nuk kërkohët që kandidatët të ritestohen.
Ky vendim hyn në fuqi më 09.05.2024 dhe është valid deri më 09.08.2024.
Udhëheqësi i Divizionit për patent shoferë në Agjencinë e Regjistrimit Civil, Rifat Limani, deklaroi se deri më 27.05.2024 (Arkivi) kanë ka pranuar 470 kërkesa për këtë lloj ndërrimt të patent shoferit.
Sipas njoftimit të MPB-së, për të aplikuar, qytetarëve u duhet të dorëzojnë në Qendrën për pajisje me dokumente: letërnjoftimin, origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve jolegale serbe, çertifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patent shofer, dëshmi të pagesës së taksës dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-adresimi në gjuhën serbe, ka deklaruar se që një kohë të gjatë kanë pranuar kërkesat e qytetarëve serbë të Kosovës për marrjen e një vendimi të këtillë.
“Kalimi në patent shoferi të RKS mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Për më tepër nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim”- është shprehur Kurti.
Bazuar në Kushtetutë, Republika e Kosovës është shtet shumetink në të cilin respektohen liritë dhe të drejtët e komuniteteve.
“Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore”- thuhet në nenin 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Lažna tvrdnja o albanizaciji Srba na Kosovu
Dana 19.05.2024. godine, stranica na društvenoj mreži Threads “srbininfo” (arhiva) objavila je post sa konferencije za medije održane 16.05.2024. u pres centru u Beogradu (arhiva). Naslov posta glasi: “Dr Jakšić pokazao konkretno: Vučić preko vozačke dozvole od Srba pravi Albance na Kosovu!”.
Kako bi proverio ove informacije, Krypometër je kontaktirao Agenciju za civilnu registraciju. Rifat Limani, šef Odeljenja za vozačke dozvole u Agenciji za civilnu registraciju, rekao je da takva tvrdnja nije tačna, jer osobama koje dobiju vozačku dozvolu Kosova nije potrebno da menjaju nacionalnost.
“Odlukom Ministarstva unutrašnjih poslova menja se samo vozačka dozvola, bez promene ličnih podataka”– rekao je Limani za Krypometër.
Dana 07.05.2024. godine, Ministarstvo unutrašnjih poslova je obavestilo (arhiva) građane koji imaju vozačku dozvolu izdatu od strane nelegalnih srpskih institucija na Kosovu da mogu dobiti vozačke dozvole izdate od strane legitimnih i zvaničnih institucija Republike Kosovo.
Dalje se u obaveštenju ministarstva navodi da se zamena vozačke dozvole vrši samo putem aplikacije i da nije potrebno ponovno polaganje ispita.
Ova odluka stupa na snagu 09.05.2024. i važi do 09.08.2024.
Rifat Limani, šef Odeljenja za vozačke dozvole u Agenciji za civilnu registraciju, izjavio je da su do 27.05.2024. (arhiva) primili 470 zahteva za ovakvu zamenu vozačke dozvole.
Prema obaveštenju MUP-a, za podnošenje zahteva, građanima je potrebno da dostave sledeće dokumente u Centar za izdavanje dokumenata: ličnu kartu, original vozačke dozvole izdate od strane nelegalnih srpskih vlasti, zdravstveno uverenje za dobijanje vozačke dozvole, dokaz o uplati takse i original vozačke dozvole izdate od strane UNMIK-a ili RKS-a ukoliko se vrši prijava za dodavanje kategorija, što je takođe omogućeno ovom odlukom Ministarstva unutrašnjih poslova Republike Kosovo.
Premijer Kosova, Albin Kurti, u video obraćanju na srpskom jeziku, izjavio je da su dugo primali zahteve srpskih građana sa Kosova za donošenje ovakve odluke.
“Prelazak na RKS vozačku dozvolu omogućava lakšu i praktičniju registraciju vozila. Takođe, ne zahteva ponovno polaganje ispita za vozačku dozvolu, već samo aplikaciju” – rekao je Kurti.
Na osnovu Ustava, Republika Kosovo je multietnička država u kojoj se poštuju slobode i prava zajednica.
“Republika Kosovo je multietničko društvo koje čine Albanci i druge zajednice, koje se upravlja demokratski, uz puno poštovanje vladavine prava, putem svojih zakonodavnih, izvršnih i sudskih institucija” – stoji u članu 3 Ustava Republike Kosovo.
|