About: http://data.cimple.eu/claim-review/800b0b1e9d6b9b3f48b634005f84fd971565d51e943273151828193d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e manipuluar e Ramush Haradinajt Deklarata O mos qo aq ron se tani nuk mundesh meu ba kurr Fresident Vlerësimi Rrenë Fotografia në të cilën shihet ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj me përshkrimin “O mos qo aq ron se tani nuk mundesh meu ba kurr Fresident”, teksa në të ka mbishkrime “Kamt e arushës ti lash në dorë” janë të rreme. Fotografia është e fabrikuar, pasi në fotografin reale nuk është Haradinaj. Përveç kësaj, Haradinaj nuk e ka thënë asnjëherë një citat të tillë. Artikulli Më 19 qershor 2023, faqja e Facebook-ut “Diaspora Vetëvendosje” ka publikuar një fotografi në të cilën shihet ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-Presidenti, Hashim Thaçi. Fotografia ka përshkrimin “O mos qo aq ron se tani nuk mundesh meu ba kurr Fresident”, teksa në të ka mbishkrime “Kamt e arushës ti lash në dorë”. Fotoja e publikuar nuk është reale, por është e manipuluar. Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur fotografinë reale, e cilia është bërë më 16 gusht të vitit 2017, në të cilën nuk është Ramush Haradinaj. KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili i cili ka thënë se në fotografi nuk është Haradinaj, teksa shton se postime të ngjashme janë të shpeshta dhe kanë qëllim dëmtimin e figurës së kreut të AAK-së. Analisti Imer Mushkolaj, thotë se qëllimi kryesor i publikimit të fotografive të tillë ëshë denigrimi i figurave publike. Mushkolaj për KALLXO.com ka thënë se zakonisht këto manipulime bëhen nga përkrahës të partive të ndryshme. “Qëllimi kryesor është me i denigru figurat e ndryshme publike për arsye të ndryshme. Zakonisht aq sa kam mujtë me e vërejtë këto bëhen nga përkrahës të partive të ndryshme politike me logjikën që me e denigru tjetrin apo rivalin”- thotë Mushkolaj. Ai thekson se qarkullimi i këtyre fotografive është i rrezikshëm, pasi sipas Mushkolajt përdorues të Facebook-ut nuk e kanë edukimin e duhur medial dhe u besojnë publikimeve të tilla. “Në anën tjetër janë jashtëzakonisht të rrezikshme, sepse për fat të keq një pjesë e njerëzve që përdorin rrjetet sociale po ju besojnë këtyre fotove dhe kjo është e rrezikshme sepse nuk e kanë edukimin e duhur medial që të vlerësojnë se një fotografi e tillë është apo nuk është e vërtetë, por e marrin si të mirëqenë. Kështu ndodhë shpresh edhe kur me metoda të deepfake u vendosen në gojë personazheve politikë deklarata që nuk i kanë thënë, njerëzit që i shohin mendojnë që janë të vërteta”- është shprehur Mushkolaj. TinEye është një aplikacion që mundëson kërkimin e shpejtë të imazheve. TinEye është veçanërisht i dobishëm të ndihmojë që të kuptohet nëse fotografitë ose imazhet janë prerë, ndryshuar përmasat, shtrembëruar ose manipuluar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software