schema:text
| - Ilustrim
Pretendimi për përdorimin e shegës kundër plakjes
Deklarata
Mjeku jep urdhër: Nëse jeni mbi 50 vjeç, duhet të hani 1 shegë çdo ditë, ja pse
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Mjeku jep urdhër: Nëse jeni mbi 50 vjeç, duhet të hani 1 shegë çdo ditë, ja pse” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime profesionale se një urdhër i tillë nuk jepet nga mjekët, sidomos jo për trajtimin e sëmundjeve.
Artikulli
Më datë 27 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut, ‘Artistet Shqiptar’,(arkiva), ka publikuar një artikull me titull, “Mjeku jep urdhër: Nëse jeni mbi 50 vjeç, duhet të hani 1 shegë çdo ditë, ja pse”.
Lajmi i njëjtë është shpërndarë edhe nga ueb faqja e internetit, ‘kapelajmin.com’, (arkiva).
Artikulli pretendon se mjekët japin urdhër për përdorimin e shegës nga persona mbi 50 vjeç.
Krypometër ka kontaktuar me dy mjekë të mjekësisë së përgjithshme, për të verifikuar këtë pretendim.
Dr. Mustafa Gashi, që është doktor në QKMF-në në Fushë Kosovë, ka thënë për Krypometër se ndonëse shega ka vlera ushqyese, kurrsesi mjekët nuk japin urdhër për përdorim.
”Vetëm mund të diskutohet rëndësia dhe nevoja e ushqimit të pasur edhe me pemë e perime. Kurrsesi të urdhërohet. Shumica e frutave ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira dhe forcojnë imunitetin. Por s’ka asnjë të veçantë.”- thuhet në përgjigjen e Gashit më datë 28/11/2023.
Pothuajse njësoj është përgjigjur edhe doktori në QKMF-në në Lipjan, Dr. Krenar Berisha.
“Shega ka disa substanca ngjashëm me arrën dhe manaferën por, asesi nuk japim urdhër për përdorim, pos ujit, që e dimë të gjithë”- tha për Krypometër Dr. Berisha.
Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, ka thënë për Krypoetër se asnjëherë mjekët nuk japin urdhër.
“Kush janë këta mjekë? Mund të merret si suplement, por për mjekësi të bazuar në evidenca nuk bëhet fjalë. Hulumtime mund të kryhen nga institucione të ndryshme por, që kjo s’është evidencë bazë. Mjekët asnjëherë nuk japin urdhër.”- thuhet në përgjigjen e Sylejmanit të datës 28/11/2023.
|