About: http://data.cimple.eu/claim-review/83055002f8f5084bfd10996fcb99f463c2a90befec4207bdb06b5f01     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rrejshëm se Hamza ka folur për Ujmanin, Radoiçiqin e anijen e tij Deklarata Kryetari i komunës se Mitrovicës nga PDK: Une vi ne Ujman vetem nese ma garanton udhetimin Radojqiqi me anijet e tij. Albinit nuk i besoj Vlerësimi Rrenë Postimi “Kryetari i komunës se Mitrovicës nga PDK: Une vi ne Ujman vetem nese ma garanton udhetimin Radojqiqi me anijet e tij. Albinit nuk i besoj” është i rremë. Bedri Hamza nuk e ka dhënë një deklaratë të tillë. Hamza e ka vizituar Liqenin e Ujmanit në vitin 2018, në kohën kur ishte ministër i Financave. Bedri Hamza është kandidat i PDK-së për Kryeministër të Kosovës. Millan Radoiçiq po kërkohet nga INTERPOL si i dyshuar për udhëheqjen e sulmit terorrist në Banjskë. Artikulli Më 06.08.2024 një profil në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën është ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza dhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. “Kryetari i komunës se Mitrovicës nga PDK: Une vi ne Ujman vetem nese ma garanton udhetimin Radojqiqi me anijet e tij. Albinit nuk i besoj”- shkruan në përshkrimin e kësaj fotografie. Ky postim është bërë për kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili është nominuar nga Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme që duhet të mbahen më së largu deri në muajin shkurt të vitit 2025. Për të verifikuar këtë postim, Krypometër fillimisht ka kërkuar nëse mediat e kanë cituar ndonjëherë Hamzën të ketë thënë një gjë të tillë, megjithatë në asnjë prej mediave nuk është hasur një informacion i tillë. Krypometër ka kontrolluar faqen e Komunës së Mitrovicës së Jugut, faqet zyrtare të Partisë Demoraktike të Kosovës dhe profilin e Bedri Hamës në Facebook, por në asnjë prej tyre nuk është hasur ndonjë deklarim i tillë. Për të verifikuar nëse Hamza e ka thënë një gjë të tillë, Krypometër ka biseduar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Jugut dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Ai ka thënë se nuk e ka thënë asnjëherë një gjë të tillë, duke thënë se postimi është i rremë. “Kjo është vizitë e institucioneve të shtetit të Kosovës, në atë kohë unë si ministër, presidenti i Kosovës e drejtori i Policisë së Kosovës, mendoj që me dashtë shteti e din kush është ky profil i cili po i denigron institucionet e Kosovës, të ndërmarrin diçka sepse njerëzit nëpër institucione ndryshojnë, kjo është dezinformatë, s’e kam thënë këtë gjë”- ka thënë Hamza për Krypometër. Më 29.09.2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte realizuar një vizitë në veriun e Kosovës, përkatësisht e kishte vizituar Liqenin e Ujmanit. Në atë kohë, Hamza ishte ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Krypometri edhe më herët ka verifikuar një pretendim të ngjashëm lidhur me Hamzën dhe këtë fotografi. Kush është Bedri Hamza? Bedri Hamza është kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Ai në të kaluarën ka mbajtur poste të larta shtetërore. Ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në tri mandate. Ka qenë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës (2000 – 2003). Hamza fillimisht ishte emëruar zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa (2008– 2011) e më pas edhe ministër i Financave (2011– 2013) në qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi. Bedri Hamza për pesë vjet (2013– 2017) ishte Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Ai i ishte kthyer sërish politikës duke u zgjedhur ministër i Financave (2017-2020) për herë të dytë e më pas edhe deputet i Kuvendit të Kosovës (2020- 2021). Dosja për Radoiçiqin Milan Radoiçiq dyshohej se ka lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Ndaj tij ishte lëshuar letër- rreshtim për vrasjen e Oliver Ivanoviqit por gati dy vjet më pas, në fillim të vitit 2021, ky letër- rreshtim ishte tërhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Oliver Ivanoviq ishte vrarë para selisë së partisë së tij më 16.01.2018, në Mitrovicë të Veriut. Sipas aktakuzës, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Nedelko Spasojeviq, Rade Basara, po akuzohen se si grup kriminal i udhëhequr nga Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, kishin kontribuar në forma të ndryshme në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Në këtë rast akuzohen edhe dy zyrtarë policorë, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët sipas Prokurorisë kishin manipuluar me prova të rastit. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ishte i përfshirë edhe në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm terrorist. Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Gati një vit pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë. Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm duke thënë tutje edhe se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL për rastin e Banjskës.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software