About: http://data.cimple.eu/claim-review/83cd7261ca8f54c6d459d8914702664f4fa865fe3d6121b7d41f9fcb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar e Kusari Lilës dhe Simiqit Deklarata Video në të cilën shihet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti Sllavko Simiq Vlerësimi Rrenë e kryptë Video në të cilën shihet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti Sllavko Simiq është e fabrikuar, që ndryshe njihet si “Deep-Fake”. Deputetja Kusari-Lila ka thënë se video është e fabrikuar. Artikulli Më 19 korrik 2023, faqja Facebook-ut “Kosova e Re” ka publikuar një video në të cilën shihet shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe ish-deputeti nga partia Lista Serbe, Slavko Simiq. Përmes videos, faqja pretendon se Kusari-Lila dhe Simiq kanë kënduar së bashku një këngë. Përmbajtja e kësaj videoje është e rreme pasi materiali është manipuluar me deepfake. KALLXO.com ka kontaktuar me Kusari -Lilën, e cila ka thënë se materiali është i rremë dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në të. “E tëra është fake dhe asgjë të vërtetë nuk ka”- ka thënë Kusari-Lila. Kjo video është shpërndarë në kohën kur në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për disa inçizime të publikuara në media, në të cilat dëgjohet duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq. Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin. “Nuk ka pasur biseda që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit”– ishte shprehur Kusari-Lila. Radojiçiq është në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit të përfshirjes së tij në vepra penale. Përveç kësaj, Radojiçiq është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së dhe nga Britania e Madhe. Deep Fake, është një teknologji e bazuar në inteligjencën artificiale që përdoret për të manipuluar, prodhuar ose ndryshuar videot apo audiot në mënyrë që të paraqesë diçka që në fakt nuk ka ndodhur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software