About: http://data.cimple.eu/claim-review/85368bd59c11bba9007d047f03644f3c39da9010ae216059dc5f4605     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për për ndalimin e hyrjes në Kosovë të trajnerit serb Deklarata Të lumtë kryeministër, këtu tash ka zot shtëpije, Albin Kurti ndalon hyrjen e këtij personi të fuqishëm nga Serbia i cili është.. Vlerësimi Me kos Titulli “Të lumtë kryeministër, këtu tash ka zot shtëpije, Albin Kurti ndalon hyrjen e këtij personi të fuqishëm nga Serbia i cili është..’ është i rremë, në mungesë të sqarimeve të tjera. Ky artikull i ripublikuar më 5 gusht ka të bëjë me një ngjarje që ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2022. Përveç kësaj, kjo faqe e internetit ia ka ndërruar titullin duke bërë që i njëjti artikull të keqkuptohet nga lexuesit. Përveç kësaj, Albin Kurti nuk ia ka ndaluar hyrjen trajnerit serb, por Policia e Kosovës. Artikulli Faqja e internetit ‘Specialja’ më 5 gusht 2022 ka një artikull me titullin ‘Të lumtë kryeministër, këtu tash ka zot shtëpije, Albin Kurti ndalon hyrjen e këtij personi të fuqishëm nga Serbia i cili është..’ I njëjti artikull është shpërndarë edhe disa faqe në “Facebook” si ‘Lexo Sot’, ‘Gazeta Enigma’, ‘Gjithçka Speciale’, apo ‘Barcoleta’. Në artikull flitet për një ngjarje që ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2022. Bëhet fjalë për trajnerin serb të basketbollit, Dragan Bajiq, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë. Bajiq udhëheq një klub basketbolli nga Maqedonia e Veriut. Atij i ishte ndaluar hyrja nga ana e autoriteteve kosovare, jo nga Albin Kurti, siç pretendohet në titull. Sipas ligjit në Kosovë vendimi për ndalimin e hyrjes së personave është vendim administrativ, i cili nuk merret nga kryeministri apo niveli politik i Qeverisë mirëpo i njëjti nxirret në procedurë nga organet e rendit. Konstatimi se kryeministri ka vendosur për këtë ndalesë është i rrejshëm bashkë me kohën kur është marrë vendimi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software