About: http://data.cimple.eu/claim-review/85c210c22de345735f43b0112a2ea2fc9d114e25bd1a0957d287c247     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se QKMF-ja kishte bërë një njoftim me gabime drejtëshkrimore Deklarata Tmerrohet’ gjuha shqipe nga stafi shëndetësor në një QKMF. Si e komentoni Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i fotografisë së publikuar në Facebook nga disa faqe të mediave: “‘Tmerrohet’ gjuha shqipe nga stafi shëndetësor në një QKMF. Si e komentoni?”, është i rremë. Njoftimi në fjalë nuk është bërë në një Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare, por në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Përveç kësaj, fotografia për herë të parë është publikuar me datë 22 gusht 2016, apo pesë vite më parë. E njëjta fotografi ishte ri-publikuar edhe në vitin 2020 nga një faqe në Facebook, pra është fotografi e vjetër e publikuar si lajm i ri. Artikulli Më 24 dhe 25 gusht 2022, disa media kanë publikuar një fotografi të një njoftimi me gabime drejtëshkrimore. Fotografia e këtij njoftimi është publikuar në Facebook me të njëjtin përshkrim nga gjitha faqet e mediave: “‘Tmerrohet’ gjuha shqipe nga stafi shëndetësor në një QKMF. Si e komentoni?”. Faqet në Facebook të cilat e kanë publikuar këtë fotografi janë: Veriu.info, Kosova.LIVE, Drenica Sot, Ngjarja.com, 07 Press, Jepi zë dhe Mitrovica 02. Por, përshkimi i bërë për këtë fotografi është i rremë, pasi njoftimi në fjalë nuk është bërë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, por në Spitalin e Mitrovicës. Përveç kësaj, fotografia e këtij njoftimi nuk është realizuar gjatë vitit 2022, por është bërë në vitin 2016 dhe në atë kohë ishte publikuar në rrjetet sociale nga një gazetar. E njëjta fotografi ishte ri-publikuar edhe në vitin 2020 nga një faqe në këtë rrjet social me emrin RTV Fontana. Lajmin se njoftimi është i vjetër për KALLXO.com e konfirmoi edhe Luljeta Zhubi, drejtoresha e Spitalit Regjional të Mitrovicës. “Me ju thënë të drejtën, postimin e kam pa, më treguan sot në punë. Njëherë nuk e dita se a është i saktë. Aty qëndronte nënshkrimi i motrës kryesore, që e vërtetonte që është motra kryesore e Kirurgjisë që është pjesë e Spitalit të Mitrovicës” – deklaroi ajo. “Unë e di që një postim i tillë ka qenë edhe më herët, sepse nuk është e vërtetë që tani nuk kemi fasha. Pra, është një njoftim i vjetër jo i ri” – tha Zhubi për KALLXO.com. Fahri Shabani, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës ka thënë se bëhet fjalë për një fotografi të vjetër dhe nuk është e vitit 2022. Përveë kësaj, Shabani ka thënë se ky njoftim nuk është bërë në QKMF. “Lajmi për shpalljen me gabime drejtshkrimore është lajm i vjetër për një shpallje të vendosur në Ambulancën Specialistike të Repartit të Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshem të Mitrovicës, pasi QKMF nuk ka repart të Kirurgjisë dhe Barnatorja e QKMF-së nuk ka mungesë të barnave dhe materialeve mjekësore”- ka thënë Shabani për KALLXO.com.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software