Rrena për vërshimin e sheshit Skenderbeu një ditë pas “Paradës së Krenarisë”
Deklarata
Paradës së Krenarisë” Zoti e pastron tokën nga paturpësitë dhe nga fëlliqësitë!
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Prishtina një ditë pas “Paradës së Krenarisë” Zoti e pastron tokën nga paturpësitë dhe nga fëlliqësitë!” është i rremë. Fotografia që tregon sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë të vërshuar nga uji nuk është realizuar në vitin 2023 si pretendohet në këtë postim. Fotografia e njëjtë qarkullon në internet që nga viti 2015.
Artikulli
Me datë 12 qershor 2023, faqja në Facebook “Lipjan City” ka publikuar një fotografi me përshkrimin “Prishtina një ditë pas “Paradës së Krenarisë” Zoti e pastron tokën nga paturpësitë dhe nga fëlliqësitë!”.
Në fotografinë e publikuar nga kjo faqe në Facebook, shihet sheshi i vërshuar nga uji.
“Parada e Krenarisë” është mbajtur me 10 qershor 2023 në Prishtinë. Ndërsa faqja në Facebook “Lipjani City” e ka publikuar të njëjtën dy ditë më vonë, më datë 12 qershor 2023 me përshkrimin se vërshimet erdhën pas mbajtjes së këtij aktiviteti.
Por, kjo fotografi nuk është realizuar 2 ditë pasi në Prishtinë është mbajtur “Parada e Krenarisë”.
Krypometri, përmes “google reverse image search” ka arritur të verifikojë që fotografia e përdorur si ilustrim i këtij publikimi është realizuar në vitin 2015.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica për KALLXO.com ka konfirmuar se nuk ka pasur vërshime të tilla gjatë muajit qershor të vitit 2023.
“Është fotografi e fabrikuar pasi nuk kemi pasur kësi lloj vërshime pas mbajtjes së Paradës së Krenarisë”- tha Fushtica për KALLXO.com.
Ai përmendi se vërshime të tilla nuk ka pasur gjatë këtij viti të cilat kanë pamundësuar qarkullimin e lirë dhe si është paraqitur në publikimin e cekur në Facebook.
“Nuk ka pasur asnjë lloj vërshimi që kanë pamundësu qarkullimin e qytetarëve në Prishtinë, posaqërisht në shesh. Në shirat më të mëdhenj që kemi pasur gjatë muajit qershor, nuk kemi pasë situatë të tillë në shesh.” – tha ai.
Kjo është konfirmar edhe nga zyrtarë të biznesit “Shabani”. “Gjatë qershorit 2023 nuk ka pasur vërshime të tilla në shesin e Prishtinës” kanë thënë zyrtarët.