| schema:text
| - Rrena për pasurinë e Thaçit
Deklarata
E thone mediat! – Zbulohet e verteta – Si e beri Hashim Thaci gjithe ate pasuri kur babain e ka..
Vlerësimi
Me kos
Në artikullin me titull “E thone mediat! – Zbulohet e verteta – Si e beri Hashim Thaci gjithe ate pasuri kur babain e ka..”, nuk tregohen asnjë të vertetë se si e bëri pasurin ish-Presindenti Hashim Thaçi. Në artikull nuk tregohet se cilat media e kanë thënë këtë të vertetë. Në artikull janë dhënë disa përfundime, nga një person të cilit nuk i tregohet emri, e të cilat nuk janë mbështetur me fakte.
Artikulli
Më 21 shkurt 2023, faqja në Facebook “Lajme Globale” ka publikuar një përmbajtje me titull: “E thone mediat! – Zbulohet e verteta – Si e beri Hashim Thaci gjithe ate pasuri kur babain e ka..”.
Artikulli është shpërndarë edhe në disa faqe të facebook-ut si “Lajme Globale”, “Lajme”, “Lajme IN”, “Albagraph7”, “Gazeta Imperial” dhe “Report24”.
Përkundër faktit që në titull pretendohet se është zbuluar “e vërteta” pas pasurisë së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në artikull nuk është dhënë asnjë argument dhe fakt që e mbështetë titullin.
Përmbajtja e lajmit nuk i përgjigjet pyetjes së ngritur në titull.
Në artikull nuk tregohet se sa është pasuria e ish-Presidentit Thaçi dhe as qysh e ka bë atë pasuri, por vetëm ngriten pyetje.
Artikulli paraqitet si lajm, e në fakt është një opinion i dhënë nga një person, emrin e plotë i të cilit nuk e tregohet në artikull.
|