About: http://data.cimple.eu/claim-review/87f409c2211725ae2815f69bc5fc77f5848abf1f5a52fcb3fde3554f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përkundër premtimit të Imri Ahmetit, stadiumi i KF “Arbëria” ende nuk është finalizuar Deklarata Në fakt stadiumi i Lipjanit është i gatshëm. Brenda 5-6 ditësh, 10 dite maksimumi do ta kemi të gatshëm në Dobrajë. Ajo që dua të sigurojë Dobrajën që shumë shpejt do të përfundojë dhe klubi i tyre do të kthehet përsëri në Superligë Vlerësimi Me kos Stadiumi i qytetit në Lipjan është finalizuar. Ndërsa, stadiumi në Dobrajë të Madhe ende nuk është lëshuar në funksion. Stadiumi është në përfundim e sipër. Artikulli Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Lipjanit ka premtuar se stadiumi i Klubit të Futbollit “Arbëria” në fshatin Dobrajë e Madhe do të jet i gatshëm gjatë shtatorit. Më 21 shtator të këtij viti, Ahmeti në Debat Përnime ka premtuar se stadiumi do të jetë i gatshëm maksimumi brenda 10 ditësh. “Në fakt stadiumi i Lipjanit është i gatshëm. Brenda 5-6 ditësh, 10 dite maksimumi do ta kemi të gatshëm në Dobrajë. Ajo që dua të sigurojë Dobrajën që shumë shpejt do të përfundojë dhe klubi i tyre do të kthehet përsëri në Superligë”, ka thënë ai në debatin zgjedhor. Ndërkaq, nga klubi dhe nga komuna kanë thënë për KALLXO.com se stadiumi është në finalizim e sipër. KALLXO.com ka siguruar edhe fotografi nga punimet në stadium. Nga pamjet shihet se fusha ndihmëse e stadiumit posedon barin artificial dhe vijat e bardha, kurse stadiumi kryesor është në punim e sipër. Drejtori i KF “Arbëria”, Labinot Gashi ka thënë për KALLXO.com se klubi aktualisht lojërat po i mban në stadiumin e qytetit në Lipjan. “Stadiumi i Ulpianës ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, ka përfunduar dhe sot e kemi lojën këtu në stadium të qytetit. Për Dobrajë të Madhe, stadiumi është në përfundim e sipër, dje janë hedhë vijat e bardha sintetike, është në përfundim e sipër”, tha ai më 19 nëntor 2021. Gashi theksoi se nuk e di se kur saktësisht mund të funksionalizohet stadiumi. “Nuk mundem me ditë për sa kohë përfundon, varet nga punimeve. Tash pas vijave të bardha do të vendoset veç goma dhe është e gatshme. Do të thotë është në finalizim e sipër”, u shpreh ai. Edhe Komuna e Lipjanit ka thënë për KALLXO.com se “Stadiumi është krejt në fund të punimeve dhe duhet deri në fund të vitit me u përfundu”. Çështja e stadiumeve në Lipjan ka qenë temë e debatit mes kandidatëve për kryetar të Lipjanit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Zgjedhjet lokale në Lipjan i ka fituar Imri Ahmeti i LDK-së, pa balotazh pasi ka marrë mbi 50 për qind të votave të qytetarëve. Ai do ta qeverisë komunën në mandatin e tretë radhazi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software