About: http://data.cimple.eu/claim-review/89f26c941cac29e3307a4cbfbc312cd97e3607c33a2fd2f9711bfe47     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Blerim Reka. Foto: Kallxo.com Blerim Reka e mban fjalën Deklarata Blerim Reka: Unë nuk bëj tregti me vota. Kjo duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë Vlerësimi E vërtetë Ish-kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka e ka mbajtur fjalën që mos të përkrah asnjë kandidatë për president pas zgjedhjeve në raundin e parë, nëse nuk arrin të hyjë në balotazh. Blerim Reka nuk ka bërë marrëveshje koalicioni me asnjërin prej kandidatëve. Artikulli Ish kandidati për President të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka në intervistën dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”, kishte deklaruar se nëse nuk do të arrijë të hyj në balotazh, nuk do të bëjë koalicion me asnjërin nga kandidatët. Sipas tij, kjo do të ishte tregti me vota. “Jo, assesi. Unë nuk bëj tregti me vota. Kjo duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë. 30 vite shqiptarët kanë qenë tregtar votash. Me tregtinë e votave, i kanë bërë presidentët maqedonë, për disa interesa meskine”, kishte thënë Reka në emisionin Jeta në Kosovë në mars të këtij viti. Madje, Reka këtë qëndrim e kishte përsëritur edhe me 2 maj, 3 ditë para zgjedhjeve, ku kishte shkruar se nuk ka të drejtë të ndikojë se për kë duhet të votojnë, votuesit e tij paraprak. Krejt çfarë kishte kërkuar Reka ishte dalja në zgjedhje. “As unë, e askush tjetër nuk jemi shit-blerës të votave tuaja, prandaj as nuk kemi të drejtë të ndikojmë në atë se për kë duhet të votoni këtë të diele”, kishte shkruar Reka më 2 maj. Kjo edhe ndodhi. Blerim Reka nuk ka pasur marrëveshje me asnjërin prej kandidatëve për president të Maqedonisë që garuan në balotazhin e 5 majit për president të Maqedonisë së Veriut. Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut përfunduan të dielen dhe sipas rezultateve preeliminare, fitues ka dalë Stevo Pendarovski me një epërsi rreth 6 % sesa kandidatja tjetër, Gordana Siljanovska-Davkova. Stevo Pendarovskin, që ka qenë kandidatë i LSDM-së dhe BDI-së, të hënën e ka uruar edhe Presidenti Hashim Thaçi. https://kallxo.com/siljanovska-e-pranon-humbjen-pendarovski-pershendet-edhe-ne-shqip/
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software