About: http://data.cimple.eu/claim-review/8a1a690796e892e349a663eb268774741e76a434c4c8c481a76bacd9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Burim Berisha dorëzohet në premtimin për kuzhina në shkolla Deklarata Burim Berisha (23.10.2017)- “Do të ketë kuzhina por jo kifle, do të jenë pak më shumë në disa shkolla”. Vlerësimi Rrenë Kuzhinat në shkollat e Fushë Kosovës nuk janë ndërtuar dhe sipas komunës nuk pritet të ndërtohen brenda këtij mandati qeverisës. Me këtë, kryetari Burim Berisha nuk ka mbajtur premtimin e tij dhe komuna është dorëzuar në ndërtimin e kuzhinave për këtë mandat. Artikulli Shkollat e Komunës së Fushë Kosovës nuk pritet që do të kenë të instaluar kuzhina brenda objekteve të tyre siç u ishte premtuar nga Kryetari i Komunës, Burim Berisha. Para se ta fitonte mandatin qeverisës, në fushatën zgjedhore, Berisha kishe premtuar ndërtimin e kuzhinave në disa shkolla. “Në arsim do të ketë shkolla të reja, salla të reja, do të ketë autobus për nxënës, do të ketë kuzhina në disa shkolla”, kishte thënë Berisha në Debat Përnime në zgjedhjet lokale 2017. Ndërkohë, kur Berim Berishës i kanë mbetur pak më shumë se një vit mandat, nga komuna thonë se kuzhina në shkolla nuk mund të bëhet. Drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Islam Shabani, tha për KALLXO.com se kuzhina nuk është ndërtuar e as nuk është në plan për ndërtim këtë mandat. “Kuzhinën nuk po mundemi me e bo. Ju e dini që Fushë Kosova nuk po mund të mbulohet me mësues e le më staf tjetër. Kemi shumë telashe në këtë aspekt kemi menduar që të bëjmë kuzhinë, por në këtë mandat nuk mundemi. Është planifikuar te shkolla “Mihal Grameno”, është shkolla më e madhe në Komunë dhe ndër shkollat më të mëdha në Kosovë, në total i ka 3 mijë e 100 nxënësa”, ka thënë Shabani.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software