About: http://data.cimple.eu/claim-review/8a234d5d066885136f1727c1add0016396463b4ff80a8df9fa7f021e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com Ramiz Lladrovci ndryshon emrat por ruan barazinë gjinore në qeverinë e Drenasit Deklarata “Me të marrë mandatin në vitin 2016 i kam emëruar 5 drejtoresha, pra gjysma e drejtorive udhëhiqen nga gratë. Sigurisht që do ta vazhdoj këtë standard.” Vlerësimi E vërtetë Kryetari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vazhduar të mbaj premtimin për emërimin e grave drejtoresha, pavarësisht ndryshimeve të vazhdueshme të tyre gjatë këtij mandati. Në fillimin e mandatit të tij të dytë si kryetar i Drenasit, Lladrovci ka mbajtur premtimin e tij të dhënë në debatin komunal ‘Jeta në Kosovë’, duke i emëruar 5 drejtoresha në krye të drejtorive. Lladrovci kishte mbajtur premtimin e tij edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit në dhjetor të vitit 2016, kur me të marrë mandatin kishte emëruar 5 drejtoresha. Artikulli Kryetari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka ruajtur barazinë gjinore në qeverinë e Drenasit edhe pas emërimeve të fundit që ka bërë në mes të mandatit. Javën e kaluar ai ka emëruar katër drejtorë të rinj – burra në krye të drejtorive që kishin mbetur pa udhëheqës pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve të disa drejtorëve të kësaj komune. Nga 12 drejtori sa ka kjo komunë, 6 prej tyre aktualisht udhëhiqen nga gratë dhe 6 nga burrat. Aktualisht drejtoritë e kësaj komune kanë këtë udhëheqje: - Muhamet Gjoka – Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim - Endrit Gllareva – Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë lokale - Ruzhdi Lestrani – Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë - Milaim Hajdari – Drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit - Kimete Qorri – Drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme - Shqipe Zogu – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport - Anita Avdullahu – Drejtoreshë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural - Shyqiri Bublaku – Drejtor për Buxhet dhe Financa - Flutura Avdiu – Drejtoreshë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit - Egzona Jetullahu – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik - Lumnije Krapi – Drejtoreshë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim - Arsim Haxhiu – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Me të marr mandatit të tij të dytë si kryetar i Drenasit, Lladrovci ka mbajtur premtimin e tij të dhënë në debatin komunal ‘Jeta në Kosovë’, duke i emëruar 5 drejtoresha në krye të drejtorive. Në fillim të vitit 2019 kjo komunë kaloi në vendin e parë si komuna e vetme në Kosovë me nga 12 drejtori sa ka, 7 prej tyre do të udhëhiqeshin nga gratë dhe 5 nga burrat. Por, kishte dorëheqje e shkarkime. KALLXO.com kishte raportuar me 2 nëntor se drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halilaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë ndërsa Drejtoreshës së Inspekcionit, Aurora Berisha, nuk iu vazhdua akt-emërimi nga kryetari Ramiz Lladrovci. Komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci gjatë muajit tetor ka mbetur edhe pa drejtor të Infrastrukturës pasi që Idriz Hysenaj që mbante këtë pozite u arrestua për “keqpërdorim të pozitës apo autoriterit zyrtar”. Gjithashtu edhe në nëntor të vitit 2018 Lladrovci, ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin për Buxhet e Financave, Labinot Gruda, pas kërkesës së këtij të fundit që të lirohet nga kjo pozitë për ‘arsye personale”. Drejtori i Drenasit, i liruar nga detyra, flet për KALLXO.com
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software