About: http://data.cimple.eu/claim-review/8a4046256059ff0f6ebddbdafea4da260c9d325b8d9c01c82237ab2d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e rreme për festën e koalicionit me Listën Serbe Deklarata Duke festuar koalicionin me Listën Serbe Vlerësimi Rrenë Postimi i fotografisë me mbishkrimin “Duke festuar koalicionin me Listën Serbe” është i rremë. Fotografia është e vjetër dhe ajo ishte realizuar në vitin 2018, në 18 vjetorin e themelimit të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe aty nuk ishte festuar koalicioni si pretendohet në këtë postim. Fotografia është pjesërisht e rreme, sepse është edituar duke u shtuar edhe ish-deputeti Daut Haradinaj e ish-kryeministri Isa Mustafa. Artikulli Më 07.06.2024 një profil në Facebook ka publikuar (arkiva 1 dhe 2) një fotografi me mbishkrimin “Qe vlerat e tyre, hajnat bashkë”. Në fotografi shihej ish-kryetari i LDK-së dhe ish-Kryeministri Isa Mustafa, kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ish-kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq me ish-deputetin e kësaj partie, Slavko Simiq e zyrtarë të tjerë. Fotografia kishte edhe një përshkrim që thotë “Duke festuar koalicionin me Listën Serbe”. Krypometër, përmes kërimeve në Youtube ka gjetur se fotografia është bërë në përvjetorin e 18 të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ishte mbajtur në vitin 2018. Në këtë përvjetor ishin ftuar edhe anëtarët e partisë Lista Serbe, që në atë kohë ishin pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Krypometër më 24.06.2024 ka pyetur zyrën për media të Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, për të verifikuar nëse fotografia është akuale dhe nëse është bërë ndonjë festim apo koalicion e në të cilën ka marrë pjesë zyrtari i kësaj partie, Daut Haradinaj. “Fotografia është e montuar dhe nuk është e vërtetë përshkrimi i saj”– ka thënë për Krypometër Lulëzim Blaka, drejtor i informimit në AAK. Fotografinë dhe përmbajtjen e saj e ka mohuar edhe ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. “Koalicion nuk kemi festuar asnjëherë. Kjo foto nuk e di ku është kapur, ndoshta në ndonjë pritje. Do të isha falënderues ta raportoni e të bllokohet”– ka thënë Mustafa për Krypometër më 24.06.2024. Lista Serbe, partia më e madhe e serbeve në Kosovë, është larguar nga institucionet e Kosovës më 05.11.2022, duke përfshirë institucionet qendrore, qeverinë dhe Kuvendin, pas një mbledhjeje që u mbajt nga kjo parti në Mitrovicën e Veriut. Para se të largohej nga institucionet shtetrore, Lista Serbe ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës, por pa ndonjë marrëveshje politike. Më pastaj, në Qeverinë e Kosovës u zëvëndësuan me ministra të komunitetit serb por që nuk vijnë nga partia Lista Serbe.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software