schema:text
| - Rrena për aksidentin e familjes shqiptare në Greqi
Deklarata
Trɑ,g,Jedi Për Familjen Shqiptare Në Greqi, Babai, Nëna, Vajza Dhe Dy Djemt Ndërr,Ojnë Jétë Në Ak,Síd.ent
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Trɑ,g,Jedi Për Familjen Shqiptare Në Greqi, Babai, Nëna, Vajza Dhe Dy Djemt Ndërr,Ojnë Jétë Në Ak,Síd.ent” është i rremë. Në Greqi nuk ka ndodhur ndonjë aksident me 3 shqiptarë të vdekur në ditën kur është publikuar lajmi. Në fakt aksidenti, që është prezantuar si lajm i ri, ka ndodhur në nëntor të vitit 2021.
Artikulli
Më 16 janar 2023, në faqen e internetit me emrin newstime24online.com është publikuar një lajm me titull “Trɑ,g,Jedi Për Familjen Shqiptare Në Greqi, Babai, Nëna, Vajza Dhe Dy Djemt Ndërr,Ojnë Jétë Në Ak,Síd.ent”.
E njëjta përmbatje në kohë të ndryshme është publikuar në faqet në Facebook si Report24, Lajmet Shqip, Edi Rama “Mbret”, Gazeta, Bota Shqiptare, Kumanova Press, Rubikon, Alblajm, Illyria Press, Shqiperi Etnike.
Informacioni i dhënë është i rremë. Brenda artikullit nuk ka të dhëna zyrtare për aksidentin, nuk është përfshirë deklaratë zyrtare e institucioneve në Greqi apo ndonjë burim tjetër kredibil të informacionit.
Në tekst thuhet “siç raporton media greke”, por nuk është përmendur emri i asnjë medie të Greqisë që ka raportuar për këtë aksident.
Informacioni për aksidentin e njëjtë është shpërndarë në periudha të ndryshëm prej vitit 2022 deri në janar të vitit 2023.
Në fakt, më 15 nëntor 2021, ABC News raportoi se në Greqi afër zonës së Domokisit ka ndodhur një aksident. Nga përplasja kanë vdekur burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe, ndërsa ka mbetur i lënduar djali 17 vjeçar.
|