schema:text
| - Titulli i rremë se deklarata e Xhavit Haliti ‘dridhi Kosovën’
Deklarata
Xhavit Haliti Dridhe Gjithe Kosoven Me Kete Sekret Te Vitit 1998 : Nuk Kam Dashur Qe Ramush Haradinaj Te Iuf’tonte Sepse Ishte I…
Vlerësimi
Me kos
Deklarata e dhënë nga Xhavit Haliti për Ramush Haradinajn nuk e ka “dridhë” Kosovën. Në artikull nuk është asnjë fakt dhe asnjë e dhënë që deklarata e deputetit Xhavit Haliti ka shkaktuar reagime. Përkundrazi, Haliti ka folur se si Haradinaj ishte prej kamandantëve më të suksesshëm të UÇK-së.
Artikulli
Në faqen e internetit “a.news29media.com” është publikuar një informacion me datën 21 gusht 2022 me titullin “Xhavit Haliti Dridhe Gjithe Kosoven Me Kete Sekret Te Vitit 1998 : Nuk Kam Dashur Qe Ramush Haradinaj Te Iuf’tonte Sepse Ishte I…”
E njëjta përmbajtje është shpërndarë me datën 21 gusht 2022 dhe 21 shtator 2022 nëpër disa faqe të Facebook-ut; Lajme Online, Shëndeti.al, Lexo.net, Artistet Shqiptare, Gazeta Rozë, Kosova Press.
Përmbajtja i referohet një deklarate të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Ndonëse në titull thuhet se deklarata e deputetit Haliti ka “dridhur” vendin, kjo në përmbajtje brenda nuk është mbështetur askund.
Pra, nuk ka asnjë burim të informacionit që tregon për një reagim të mundshëm të Kosovës nga kjo deklaratë.
Përmbajtja bazohet vetëm në deklaratën e deputetit Haliti që kishte rrëfyer një bisedë gjatë kohës së luftës me deputetin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Ai kishte thënë se ishte kundër që Haradinaj të kthehej në Kosovë për të luftuar pasi ishte mbajtës i familjes dhe gjithë vëllezërit i kishte në luftë në Kosovë.
Haliti ka thënë se Haradinaj ishte ndër komandatët më të suksesshëm të UÇK-së.
|