About: http://data.cimple.eu/claim-review/8c3664bd87cdd0b113b7ff7fb74c8a074116e66dafffc7eab38d38d2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Vazhdon publikimi i informacioneve të rreme për rritje të pensioneve Deklarata Pensioni do të rritet ndjeshëm në 2024 Vlerësimi Rrenë Postimi që pretendon se “Pensioni do të rritet ndjeshëm në 2024”- është i rremë. Është i rremë edhe pretendimi se rritja e pensioneve nuk do të jetë lineare për të gjithë pensionistët, mirëpo do të dallojë në vartësi të kohës kur personi ka dalë në pension. Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës kanë thënë se nuk kanë marrë vendim të ri për rritje të pensioneve. Shoqata e Pensionistëve të Kosovës ka thënë se nuk ju është miratuar ende kërkesa e tyre për rritje të pensioneve në përqindjen e njëjtë që janë rritur çmimet e produkteve në Kosovë. Artikulli Më 02.09.2024, faqja në Facebook ‘Announcement929’ (arkiva) ka publikuar një artikull që pretendon se në Kosovë do të ketë rritje të ndjeshme të pensioneve në vitin 2024. Madje aty pretendohet se rritja e pensioneve ndryshon në vartësi të vitit të pensionimit. ‘’Pensioni do të rritet ndjeshëm në 2024!! Krijoni planin tuaj të daljes në pension. Klikoni mbi moshën tuaj shikoni se si po rritet pensioni juaj”- shkruan sipër infografikës në këtë publikim duke ia bashkangjitur edhe vitet e ndryshme. Krypometri ka kontrolluar informacione tjera të kësaj faqeje në Facebook, e cila ka publikuar edhe disa artikuj të tjerë rreth pensioneve, disa prej të cilave janë në gjuhë të tjera. Kur klikon mbi lajmin e publikuar, vegëza të dërgon te një ueb-faqe (arkiva), në të cilën nuk është publikuar asnjë informacion rreth rritjes së pensioneve në Kosovë apo që ndërlidhen me postimin e bërë në Facebook. Për këtë, Krypometri ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Financave. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim i ri për pensione. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jozyrtare pasi që kanë për qëllim keqinformimin.”- ka thënë Shahini. Edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk është marrë ndonjë vendim për rritje të pensioneve në vartësi të kohës së pensionimit të qytetarëve. “Kjo është vazhdimësi e një fushate dezinformuese. Thirrje të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, e të cilat i kemi demantuar”- tha Kryeziu për Krypometër. Pensionet në Kosovë Pensionistët e Kosovës që kishin punuar para vitit 1999 kanë paguar kontributet pensionale, megjithatë pas luftës ata nuk i kanë marrë pensionet bazuar në kontributet pensionale që kishin paguar ndër vite. Serbia nuk e kishte kthyer në Kosovë sasinë e parave që pensionistët nga Kosova kishin kontribuar në Fondin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Republikës së ish-Jugosllavisë. Për pasojë, pensionistët e Kosovës për vite të tëra janë paguar vetëm nga buxheti i Republikës së Kosovës për pensionet bazike të pleqërisë. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin korrik të vitit 2024 ishin 149,504 pensionistë që kishin marrë vetëm pensione bazike të moshës, në vlerë prej 100 euro në muaj. Kurse janë 48,314 pensionistë që marrin nga 198 euro deri në 260 euro pensione kontributdhënëse, në varësi të shkollimit që kanë. Përveç këtyre, pensionistët që kanë punuar pas vitit 2002 dhe që kanë kontribuuar në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), i marrin edhe mjetet që ata i kanë kursyer gjatë kësaj kohe. FKPK, ose siç njihet ndryshe Trusti, është krijuar bazuar në ligj dhe sipas modelit të kontributeve pensionale të definuara, që nënkupton se secili kontribues kursen për pension në një llogari personale. FKPK është themeluar në dhjetor të vitit 2001 dhe ka filluar aktivitetin në gusht të vitit 2002 për të administruar e menaxhuar kontributet e obligueshme dhe vullnetare pensionale të të punësuarve në Kosovë. Aktivitetin e përgjithshëm të FKPK e rregullon Kuvendi i Kosovës, ndërsa e mbikëqyrë Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe aktivitet kryesor ka mbajtjen dhe investimin e kontributeve pensionale të kursyera nga qytetarët e Kosovës gjatë marrëdhënies së punës. Fondi i Kursimeve mbushet nga pagesat e obligueshme pensionale që janë 10% e pagës së të punësuarit, prej të cilave 5% paguhen nga punëdhënësi e 5% nga punëtori. Krypometër ka biseduar me kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi. Ai ka thënë se deri më tash kërkesat e tyre për rritje të pensioneve nuk janë marrë parasysh nga Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se tash e një kohë të gjatë kanë bërë kërkesa për rritje të pensioneve, pasi në vitet e fundit ka pasur një shkallë të lartë të inflacionit dhe rritjes së çmimeve, që e ka cenuar direkt jetën e pensionistëve. “Ne kemi kërkuar shumë herë rritje të pensioneve, por nuk na kanë kthyer asnjëherë përgjigje”- ka thënë Gashi për Krypometër.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software