About: http://data.cimple.eu/claim-review/8e608fe459f2ac205201a224f2b232cd74d625b72fc785c5345cbdeb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lufta e komandantëve të UÇK-së për takimet me serbin e veriut Deklarata Hashim Thaçi: “Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka”, kishte thënë Thaçi në korrik të këtij viti. Radoiçiq: “Jam takuar me të dy”. Haradinaj: Unë ju siguroj që e kam taku z. Radoiçiq bashkë me Presidentin Hashim Thaçi në zyrën e tij. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Në trekëndëshin Haradinaj-Radoiçiq- Thaçi, dy prej tyre kanë pohuar se ka pasur takim mes të treve, ndërsa Thaçi ka heshtur lidhur me këtë çështje. Krypometri vlerëson se në heshtjen e Presidentit ngjallen dyshime për vërtetësinë e deklaratave të dy palëve tjera ndërkaq deri në konfirmim të këtij takimi, hetimet vazhdojnë. Radoiçiq është nënkryetar i partisë “Lista Serbe”, ndërsa momentalisht është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Artikulli Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq është bërë subjekt i akuzave që presidenti Hashim Thaçi i drejton kryeministrit Ramush Haradinaj. Takimet publike që Haradinaj i ka bërë me personin që njihet si i fuçishëm në veriun e Kosovës, ishin përdorur nga Thaçi edhe për të vënë në dyshim përkushtimin që Kryeministri ka ndaj sovranitetit territorial të Kosovës. Radojçiq momentalisht është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Thaçi, një nga ideatorët për ‘korrigjim të lehtë’ të kufijve me Serbinë, javën e kaluar e ‘ngacmoi’ Kryeministrin me një fjalim nga Tirana, ku ia përmendi raportet e këtij të fundit me të fuqishmin e veriut, Milan Radoiçiq. “Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerime të tilla, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Slobodan Milosheviqin, e janë miq të Radoiçiqit të cilët i kam dëbuar nga Kosova”, kishte deklaruar Thaçi para disa ditësh nga Tirana. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Thaçi e ngacmon Haradinaj për lidhjen me Radoiçiqin, ndonëse Haradinaj e kishte pranuar se komunikon me të. Kur Haradinaj kishte bërë publik takimin me Milan Radoiçiq dhe Goran Rakiq, Thaçi kishe lëshuar akuza ndaj tij. “Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka”, kishte thënë Thaçi në korrik të këtij viti. Ai kishte aluduar në takimin e një ditë përpara të kryeministrit me Radoiçiqin. Mirëpo vetë Ramush Haradinaj ka zbardhur një takim të Thaçit me Radoiçiqin. “Unë ju siguroj që e kam taku z. Radoiçiq bashkë me presidentin Hashim Thaçi në zyrën e tij. Unë s’kam qejf me i fshehë këto. Kur të takohem me dikë, e ia zgjas dorën dikujt s’kam qejf me e fshehë. Ma shumë se dy orë kemi pasë takim në zyrën e Thaçit bashkë me përfaqësues tjerë të shtetit”, kishte thënë Haradinaj më 5 mars të këtij viti në një konferencë për media. KALLXO.com i ka dërguar pyetje zyrës së Presidentit dhe këshilltarëve të këtij të fundit, për t’i pyetur nëse presidenti është takuar me Radoiçiqin, mirëpo ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e redaksisë. Milan Radoiçiq i kërkuar nga autoritetet kosovare si i dyshuar lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka dhënë një intervistë ekskluzive për televizionin ‘Klan Kosova’ ku a konfirmuar se është takuar me Hashim Thaçin dhe me të gjithë politikanët e tjerë që janë në pushtet në Kosovë. “Krejt këta që i ke në pushtet, me të gjithë jam zatet”, i ka thënë Radoiçiq Klan Kosovës përmes telefonit. “Jam takuar me të dy, poashtu i kam parë edhe disa të tjerë dhe secili prej tyre i ka premtuar serbëve kulla e qytete që të jenë në anën e tyre por jo me të tjerët, por ne nuk mund të shkelim mbi interesat jetësore të serbëve”, i ka thënë tutje Radoiçiq Klan Kosovës. Hashim Thaçi edhe në të kaluarën, tërthorazi i’a kishte përmendur Haradinajt miqësinë me Radoiçiqin. “Ngushëllimi shkon për ata që kanë premtuar Asociacion me elemente ekzekutive, madje që ka propozu edhe kryetar të atij Asociacioni, ky ngushëllim shkon për ata që mendojnë për ndarje”, kishte thënë Thaçi në tetor të vitit të kaluar, në të njëjtën konferencë kur kishte “kërcënuar” Haradinajn me shkarkim nga posti i kryeministrit. Presidenti nuk iu ishte përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse po aludon në Milan Radoiçiqin. Presidenti Hashim Thaci dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka rreth 1 vit që i kanë prishur raportet në mes vete dhe përmes mediave ata po vazhdojnë ta “luftojnë” njëri tjetrin. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software