About: http://data.cimple.eu/claim-review/8ecf39ad8ed8de0715912ca38dad9d64b7640201d080539cc7f92a46     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Komuna e Shtimes - Foto: KALLXO.com Telashet e Komunës së Shtimes në mbledhjen e borxheve Deklarata “Çështja e borxheve është një problematikë që e përcjell jo vetëm Komunën e Shtimes por të gjithë Kosovën sidomos te borxhet e të hyrave që janë më tepër te tatimi në pronë dhe ne në këtë rast e kemi bërë një pako të intervenimeve për këtë vit dhe ne do të shkojmë me pengun në banka. Ne do t’i çojmë borxhlinjtë që janë më të mëdhenj të Komunës së Shtimes, qofshin ata persona fizik apo juridik” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Edhe pse kryetari Naim Ismajli kishte thënë se do të intervenojnë për të mbledhur borxhin, në raportin e vitit 2018 thuhet se borxhi ndaj Komunës është rritur për 57 mijë euro në krahasim me vitin 2017. Për të parë trendin e borxhit ndaj Komunës së Shtimes, nëse do të ketë rritje apo ky borxh do të ulet, duhet të pritet deri në publikimin e raportit të auditimit për vitin 2019. Ky raport do të publikohet në muajin maj të këtij viti. Artikulli Komuna e Shtimes është prej komunave që ka telashe në mbledhjen e të hyrave për shkak të borxheve që i kanë palët e treta, kryesisht nga mos-pagesa e tatimit në pronë. Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli kishte shpalosur edhe planin për mbledhjen e këtyre borxheve duke ia bllokuar llogaritë bankare qoftë personave fizik apo juridik. “Çështja e borxheve është një problematikë që e përcjell jo vetëm Komunën e Shtimes por të gjithë Kosovën sidomos te borxhet e të hyrave që janë më tepër te tatimi në pronë. Ne, e kemi bërë një pako të intervenimeve për këtë vit dhe do të shkojmë me pengun në banka. Ne do t’i çojmë borxhlinjtë që janë më të mëdhenj të Komunës së Shtimes, qofshin ata persona fizik apo juridik. Ne e kemi identifikuar një listë të borxhlinjve më të mëdhenj që do të jetë faza e parë e tyre në mënyrë që të bëhet ngrirja e llogarive të tyre derisa ata nuk i shlyejnë obligimet”, kishte thënë kryetari Ismajli në debat. Borxhi i bizneseve ndaj Komunës së Shtimes kishte shënuar ulje të vazhdueshme nga viti 2014 deri në vitin 2017. Por ky trend ka ndryshuar në vitin 2018. Borxhi ndaj Komunës ka shënuar rritje për 57 mijë euro nga viti 2017 në vitin 2018. Përderisa borxhi ndaj Komunës në vitin 2014 ishte 779,000 euro, në vitin 2017 ky borxh ka rënë në 398,000 mijë euro. Por përsëri ky borxh është rritur në vitin 2018. Nga 398 mijë euro sa ishte në vitin 2017, borxhi është rritur në 455 mijë euro në vitin 2018. Gati 100 për qind e këtij borxhi, apo 454 mijë euro kanë të bëjnë me tatimin në pronë dhe nga qiraja në pronë kurse pjesa tjetër nga qiraja e hapësirave publike etj. Debati për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit për Komunën e Shtimes është mbajtur në fund të muajit nëntor të vitit 2018, ndërsa raporti i auditimit për vitin 2018 është publikuar në muajin maj të vitit 2019. Edhe pse kryetari Ismajli kishte thënë se do të intervenojnë për të mbledhur borxhin, në raportin e vitit 2018 thuhet se borxhi ndaj Komunës është rritur për 57 mijë euro në krahasim me vitin 2017. Për të parë trendin e borxhit ndaj Komunës së Shtimes, nëse do të ketë rritje apo ky borxh do të ulet, duhet të pritet deri në publikimin e raportit të auditimit për vitin 2019. Ky raport do të publikohet në muajin maj të këtij viti. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Shtimes në katër vitet e fundit. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Shtime në vitin 2018. KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA. Debati në Komunën e Shtimes është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike. Debati në Komunën e Shtimes është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook. LIVEDebat rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nga komuna e Shtimes Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 30 novembre 2018
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software